BERZH, prioritet modernizimin e infrastrukturës së transportit në Ballkanin Perëndimo


 /ATSH-E,Xhajanka/- BERZH do të bëjë të munduar lëvrim e një kredi me rreth 145.000.000 EUR, për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore në Republikën e Maqedonisë, me qëllim zgjerimin e sistemit infrastrukturor rajonal, mes vendeve.

Modernizimi i infrastrukturës së transportit është një nga prioritetet kryesore të BERZH-it në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar për të përmirësuar rrugët tregtare brenda rajonit, për thellimin e integrimin e tregut dhe zhvillimin e bashkëpunimit më të fortë ndër-kufitar.

Kjo kredi adresuar Ndërmarrjeve Publike të Maqedonisë për Infrastrukturën hekurudhore ofron fonde për të përmirësuar seksionin lindor të Korridorit VIII Trans-Evropian.
Në një njoftim për shtyp BERZH,bën të ditur se, ky financiam do të lejojë përfundimin e linjës lindje-perëndim 34 km, seksion kryesor i korridorit hekurudhor. I cili do të shërbejë për të lidhur bregdetin e Detit të Zi në Bullgari në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri, si dhe Turqinë. Kostoja totale e këtij projektit arrin 600.000.000 EUR.
Sipas këtij projekti, BERZH do të lehtësojë gjithashtu marrëveshjen ndër-kufitare me Serbinë dhe Kosovës, të cilat do të finalizojnë dhe të thjeshtojë procedurat e kalimit kufitar në të gjithë rajonin. Kjo do të ndihmojë në rritjen qarkullimit të mallrave përmes hekurudhave.

"Ne jemi krenar që bëmë të mundur mbështetjen e reformimit të mëtejshëm të sektorit hekurudhor maqedonas. Nëpërmjet projekteve të saj të mëparshme, Banka ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me palët kyçe të interesuara dhe është e vendosur për të mbështetur projektin dhe angazhohet në dialogun e suksesshëm të politikave me qeverinë mbi reformën e sektorit.Vlera e këtij projekti BERZH shtrihet jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon, " tha Sue Barrett Drejtor për Transportin, në BERZH.
"Projekti do të ndihmojë integrimin e infrastrukturës të Maqedonisë me fqinjët e saj, duke rritur ekonominë rajonale.Korridor i transportit hekurudhorë synon të lidhë Detin e Zi në Bullgari me detin Adriatik në Shqipëri. BERZH është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e projekteve prioriteteve strategjike të vendit, që ndihmojnë zhvillimin rajonal.", tha Biljana Milosheska, Seniore Banke në BERZH.

"Ndërtimi i Korridorit VIII hekurudhor sjell vlera të shumëfishta politike dhe ekonomike. Kjo është një mundësi e mirë për të krijuar një urë ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, dhe kur ndërtimi i rrjetit hekurudhor të jetë i përfunduar, udhëtimi nga Shkupi në Stamboll do të shkurtojë një orë e gjysmë. Ky është një projekt i madh për vendin, si ajo ndihmon për të ndërtuar rritje të qëndrueshme ekonomike të gjeneruara përmes tregtimit ndërkufitar. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë me BERZH-in ", tha Zoran Stavreski Zëvendëskryeministri, Ministri i Financave të Maqedonisë.

BERZH filloi investimet në ekonominë e Maqedonisë në vitin 1993. Deri më tani ajo ka nënshkruar mbi 90 projekte.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv