Rama tha se “modelit të vjetër ekonomik i ka kaluar koha dhe problemet e shkuara jo vetëm nuk do të ndodhin më por se ne jemi duke u përpjekur në strukturimin e ligjeve të nevojshme për të mos e lejuar më ngjalljen e problematikave".
Kreu i qeverisë shqiptare siguroi gjithashtu se “profili ekonomik i vendit për 20 vitet e ardhshme, ka nisur tashmë dhe se “hapi i parë ndaj kësaj faqeje të re është hapja ndaj biznesit të huaj dhe atij në vend.”
Kryeministri foli gjithashtu edhe për ekonominë e rajonit të Ballkanit për të cilën shprehu bindjen se nuk duhet të ketë kufij ekonomikë midis vendeve.
Sipas Ramës: “Kufinjtë nuk duhet të na ndajnë por përkundrazi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për krijimin e një tregu rajonal të përbashkët”- u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama deklaron se çelësi për të ecur përpara është zhvillimi i potencialeve të Shqipërisë duke e parë këtë në terma afatgjatë.
I pranishëm ishte dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
THAÇI: INVESTIMET KOSOVARE, TË RËNDËSISHME DHE PËR RAJONIN
Vendi ynë ka potenciale të mëdha në energji, turizëm dhe miniera. Kemi përmbushur projekte të rëndësishme si ndërtimi i autostradës me Shqipërinë e aeroportit të Prishtinës dhe jemi në prag të fillimit të autostradës Kosovë-Maqedoni. Kosova ka pasur rritje të qëndrueshme ekonomike, GDP e vendit eshte 5%, pavarësisht krizës nëpër botë. Megjithatë jam i vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë.
Në fund të takimit, Kryministri firmosi me BERZH,njw marrëveshje për përmirësimin e klimës së bisnesit.
Qëllimi i këtij forumi është evidentimi i investimeve potenciale dhe mundësitë që ofrohen për biznesin dhe promovimi i sektorëve strategjikë në rajon. I pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.
Takimi drejtohet nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle.
Gjatë vitit 2013 BERZH ka investuar në 80 projekte të ndryshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me një vlerë totale prej 1.2 miliardë euro.
vijon
vijon