BERZH: Shqipëria, rënie 1.4%
INSTAT shifër 7 herë më të vogël
BERZH korrigjon me një ulje të ndjeshme shifrat e PBB-së shqiptare, nga ajo çka deklaroi INSTAT-i si rezultat për tre muajt e parë të këtij viti. Nga 0.2 për qind, rënia e ekonomisë vlerësohet nga evropianët në minus 1.4 për qind
Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim ka korrigjuar dje vetveten, duke deklaruar se ecuria e ekonomisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti ka qenë minus 1.4%, ndërkohë që më parë po ky institucion parashikonte një rritje në masën 0.4%. Por, kjo shifër ishte shumë më negative se sa ajo që është servirur së fundi nga INSTAT-i, sipas të cilit tkurrja e ekonomisë në tremujorin e parë ka qenë vetëm 0.2 për qind.
Këto konstatimet duket se konfirmohen tërësisht nga shifra të tjera, të publikuara dje nga Instituti i Statistikave lidhur me afarizmin e sektorëve. Pas me një vonesë të konsiderueshme, INSTAT bëri të njohura rezultatet, pasi janë bërë korrektimet me inflacionin. Të dhënat janë jashtëzakonisht negative, si përsa i përket xhiros, ashtu edhe lidhur me punësimin.
Kështu, shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, me vit bazë 2005=100, në tremujorin e parë 2012, krahasuar me tremujorin e parë 2011 ka rënie 11.2 për qind. Ndërkohë, numri i të punësuarve në Industri krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të mëparshëm ka rënie 0.8 për qind dhe rënia e pagave është 3.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Shifra e afarizmit në Ndërtim, vijon njoftimi i INSTAT-it, është ulur 11.2 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt
2011 është ulur 24.9 për qind. Volumi i prodhimit ndaj tremujorit paraardhës shënon rënie 22.6 për qind.
Në tregti, shifra e afarizmit krahasuar me tremujorin paraardhës ka rënie me 17.8 për qind. ndërkohë që është ulur 21.6 për qind krahasuar me tremujorin e katërt 2011 në hoteleri. Xhiroja në transportin hekurudhor ka shënuar ulje prej 57.6 përqindësh në tremujorin e parë 2012 krahasuar me tremujorin e parë 2011 ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është ulur 59.8 për qind. Në tranësportin detar ka ulje 19.6% nga një vit më parë dhe në sektorin e transportitt ajror kjo ulje është 2.5%.
Në një konferencë për shtyp, dje sekretari i PS për Programin Ilir Beqja deklaroi se ka një vonesë të patolerueshme në publikimin e statistikave, duke filluar nga Kuvendi, që e ka lënë vendin prej 205 ditësh pa një program zyrtar të tyre, që kërkohet nga ligji. Nga ana e tyre, Banka e Shqipërisë, ministria e Financave dhe INSTAT-i kanë vonesa në statistikat jetike për vendin, biznesin dhe organizmat e huaja, theksoi ai. Nga rezultatet e sipërcituara, duket se vonesat janë bërë me qëllime politike, duke qenë se ato janë tejet negative dhe bien në kundërshtim me euforinë e deklaratave qeveritare.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Bograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32