Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë në parashikim në ulje për sa i përket rritjes së Shqipërisë gjatë vitit 2014. Sipas raportit të parashikimit ekonomik të vendeve ku operon BERZH, rritja ekonomike është parshikuar të jetë 1.7% për vendin tonë gjatë këtij viti. Në raportin e tetorit, BERZH kishte parashikuar një rritje ekonomike prej 2.0% për vendin tonë në vitin 2014, ndërsa tashmë ky organizëm financiar e ka ulur atë me 0.3%.
Sipas BERZH, në vitin 2013 aktiviteti ekonomik ka qenë i ulët, duke reflektuar kështu vështirësitë ekonomike në eurozonë dhe në veçanti vendet fqinje.
“Aktiviteti ekonomik në Shqipëri ka mbetur i ulët gjatë gjithë vitit 2013. Rritja e dobët ekonomike pasqyron kryesisht shkallën e vështirësive në eurozonë dhe veçanërisht në vendet fqinje, të cilat janë partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë”, thuhet në raport.
Gjithashtu faktorët që citohen në raport, të cilët kanë kontribuar në ecurinë e dobët ekonimke të Shqipërisë, kanë qenë borxhi publik i cili tashmë është mbi 60% dhe kreditë e këqija, të cilat kanë arritur në 25%.
Sipas BERZH, edhe pse marrëveshja me FMN-në e arritur nga Qeveria e re do të krijojë stabilitet të fiskalitetit, efektet pozitive që vijnë rritja e pritshme e kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme do të frenohen disi. BERZH mendon se kjo do të vijë nga shtrëngimi fiskal.

(Në foto: Pjesa e raportit të BERZH për Shqipërinë)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com