Sfidat fiskale janë të ashpra ndërkohë që borxhi publik në nivelin 60% janë problematikë për ekonominë. Nga ana tjetër, shqetësim mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme, në nivelin prej 25% të totalit të kredive të sistemit bankar.
Rritja e Shqipërisë pritet të jetë afër mesatares së rajonit të Europës Juglindore prej 1.4%, por më e lartë se disa vende të tjera të Rajonit. Ndërkohë për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon një ecuri më të mirë të ekonomisë vendase.
Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të arrijë në nivelin 2% në vitin 2014, një kufi ky i përafërt me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Ballkanit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)