Bes Kallaku është një ndër personazhet më të dashura për publikun për shkak të humorit unik që bën.
Gjithmonë vjen ndryshe, njëherë romantik në krahët e bashkëshortes së tij Xhensilës, njëherë me gjyshen duke bërë batuta apo me vajzën e tij si një baba shembullor.
Dihet nga të gjithë që Besi është rritur në fshatin Bubq dhe shpeshherë viziton edhe gjyshen e tij që tashmë është berë e famshme edhe në media për shkak të origjinalitetit të saj e përshtatjes me kamerën.
Besi së fundmi, ka nxjerrë një video ne profilin e tij ku shfaqet bashkë me vajzën e tij Ajkën duke shijuar pasturitë që të fal fshati.
Por si gjithmonë që çdogjë e bën me humor, ai ka shkruar krahas fotos diçka që nuk e prisnim.
"Ka ngja nga baba, dashuria per kafshet. Ne fakt edhe mami ka dashuri per nje kafshe si puna ime", ka shkruar aktori i humorit teksa mban vajzën për dore.
Ajka duket shumë e lumtur dhe vrapon pas deleve e lopëve, kurse Xhensila që i filmon dëgjohet në video duke i thënë "Dashuri".