Bes Kallaku pëlqen të përcjellë humorin e tij pranë fansave edhe nëpërmjet muzikës dhe është pëlqyer shumë.

Së fundmi, ai ka ardhur në një bashkëpunim me këngëtarin Rati, me muzikë të rrymës tallava dhe titull “skifterat”.

Klipi dhe teksti i këngës ironizon jetën e të pasurve që kanë shumë para dhe përmend emrin e (Silvio) Berluskonit.

rati

Klipi është xhiruar në Itali në qytetin e Milanos dhe Venecias, të cilat i përmendin dhe vetë në tekst.

Aktori i “Portokallisë” nuk ka harruar të ironizojë edhe të pasurit shqiptarë.
Redaksia Online                
(g.m/shqiptarja.com)