Aktori i humorit Bes Kallaku ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe origjinale për të festuar përvjetorin e tij të 30-të. Larg luksit dhe festave luksoze, i furnizuar mirë me ushqime, Besi së bashku me partneren e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, zgjodhën të festojnë bashkë me fëmijët e jetimores "Zyber Hallulli".
Aktori i "Portokalli", ndau momente nga atmosfera e krijuar me ndjekësit në rrjete sociale, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën si zgjodhi të festojë ditëlindjen.
Dhe është vërtet një gjest i bukur ky nga ana e Besit, që zgjodhi të qëndrojë pranë fëmijëve, duke i dhuruar atyre dhe vetes një ditë ndryshe nga të tjerat mes humorit, muzikës dhe ushqimit.
Besi postoi dhe një video ku fëmijët në kor i këndonin këngën e ditëlindjes me mbishkrimin 'Ditëlindja më e bukur në botë'.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Best birthday party ever...
Posted by Bes Kallaku on Friday, November 20, 2015
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)