Java e 21-të e Kategorisë Superiore uli siparin në Kavajë, me ndeshjen Besa-Kastrioti, e cila u fitua nga vendasit me rezultatin 2-0, falë dy golave të sulmuesit kryesor të verdhezinjve, Sokol Cikalleshi. Besa pas kësaj fitoreje është vënë në rrugën e duhur, por jo të shpëtimit përfundimtar nga rënia nga kategoria Superiore, pasi në rast humbje të Luftëtarit në Vlorë shkon në 9 pikë diferenca nga vendi i katërt nga fundi duke fjetur e qetë.
Për tu rikthyer te ndeshja, goli i pari i Cikalleshit ishte një eurogol, realizuar në minutën e 25-të të pjesës së parë, ndërsa goli i dytë u realizua nga pika e bardhë e penalltisë. Sot do të mbyllet java e 21-të me gjashtë ndeshjet e tjera.
Lufta për mbijetesë duket se i ka sqaruar paksa gjërat, pasi Tomori dhe Apolonina janë dorëzuar, ndërsa Shkumbini, Luftëtari dhe Besa, mbeten ende të kërcënuara. Në ndeshjet e tjera, kryesfida e javës do të jetë mes Tiranës dhe ekipit të Skënderbeut, e cila do të vendosë shumë për Tiranën për zonën e Evropës, ndërsa korcarët me 6 mungesa nuk e vrasin shumë mëndjen.
Flamurtari ka një ndeshje të lehtë me Gjirokastrën, fitorja është detyrim pas barazimit javën e parë me Besën. Shkumbini pret Vllaznisë, i rënë në kategorinë e parë. Teuta pret Kukësin, që e ka mëndjen në gjysmëfinalen e Kupës. Laci dhe Bylisi është një ndeshje tjetër pa shumë interes, ndrsa Tomori dhe Apolonia duket se do të luajën me të rinjtë duke menduar për edicionin tjetër që do të militojnë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2103
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com