Besa e Dinamo në Superiore? Reagon ashpër Kastrioti: Na takon ne përpara

Besa e Dinamo në Superiore? Reagon ashpër Kastrioti: Na takon ne përpara

Konfirmimi i dënimit për Skënderbeun nga CAS-i dhe kaosi financiar i Luftëtarit kanë bërë që ekipet e Kategorisë së Parë të nisin pretendimet për ngjitjen në Superiore në edicionin e ri. Por nëse përjashtohet Skënderbeu dhe Luftëtari, kush do të ngjitet?

Pas lajmeve që qarkullojnë në media se mund të ngjitet Besa dhe Dinamo, si dy ekipet që e mbyllën të dyta në dy grupet e Kategorisë së Parë ka ardhur reagimi i Kastriotit, që pretendon se u takon atyre që të luajnë sërish në Superiore. Ekipi i Kastriotit ra nga kategoria Superiore në mbyllje të edicionit që lamë pas.

"Kastrioti është skuadra e vendit të nëntë dhe merr vendin e një prej ekipeve të dënuara, ndërsa më pas vendos FSHF për mënyrën si do përcaktohet ekipi që merr vendin e ekipit të dytë, sepse Kamza është dënuar me kohë" thonë krutanët. Por pritet që të shikohet se cfarë do të thotë FSHF-ja që ende nuk është shprehur as për Skënderbeun.

Deklarata e plotë e klubit të Kastriotit
Ditët e fundit ka nisur të qarkullojë lirisht ideja e përjashtimit nga kampionati të Skënderbeut (për shkak të dënimit nga UEFA) dhe të Luftëtarit (në kaos financiar). Përtej debatit se pse nuk është në një situatë me Luftëtarin edhe Flamurtari, apo a do ta presë FSHF Gjykatën Federale në Zvicër, ajo që bie në sy është se po flitet për dy klube të tjerë, Besa e Dinamo, që duhet të ngjiten në Superiore duke "fituar në tavolinë". Ndërkaq, askush nuk e merr parasysh faktin që Superiorja kishte një renditje sezonin e fundit dhe në bazë të saj, nëse një klub përjashtohet, përfiton ai i rendituri poshtë saj, në rastin tonë Kastrioti.

Askush nuk e di realisht se ku do bazohej kthimi i Dinamos dhe Besës në Superiore, por nëse shohim në gjithë botën, në raste të tilla përfitojnë ekipet e rëna nga kategoria. Një shembull? Para pak javësh Palermo falimentoi dhe u dënua me zbritje nga kategoria. Vendin e skuadrës siçiliane në Serinë B e mori Venezia, që ra nga Seria B pas humbjes në finale play-off kundër Salernitanas. A nuk është e njëjta situatë? Kastrioti është skuadra e vendit të nëntë dhe merr vendin e një prej ekipeve të dënuara, ndërsa më pas vendos FSHF për mënyrën si do përcaktohet ekipi që merr vendin e ekipit të dytë, sepse Kamza është dënuar me kohë. Edhe për kupat e Europës, kur doli Skënderbeu i dyti dhe kur u konfirmua që Flamurtari nuk shkonte dot në Europa League, skuadrat poshtë tyre në renditje përfitonin, jo Dinamo e Besa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore