Besa e Kavajës ngjitet në vendin e parë në krye të renditjes pas 7 javësh kampionat, ndërsa për Flamurtarin fitorja është kthyer në një "mollë të ndaluar". Vlonjatët nuk kanë munduar të dalin me asnjë pikë nga Kavaja duke humbur me rezultatin 0-1. Kuqezinjtë nuk po gjejnë shpëtim as me trajnerin spanjoll Hulian Rubio, i cili nuk po gjen problemin që ka ky ekip, pavarësisht se ka një grup mjaft të shëndoshë.
Kavajasve ju ka mjaftuar një gol i Milanic në minutën e 16' të pjesës së parë për të marrë tre pikët. Në pjesën e dytë vendasit kanë administruar me kujdes lojën duke mos lejuar miqtë të rrezikojnë. Tanimë Besa udhëheq me pikë të barabarta kampionatin duke pritur edhe ndeshjen e Skënderbeut. Sakaq, Bylisi ka marrë fitoren e dytë radhazi, këtë herë përballë Luftëtarit në shtëpi 2-0, që nuk e ka lejuar të marrë frymë. Një tjetër surprizë është barazimi 1-1 i Kukësit në Peqin duke mos u thyer edhe pas javës së shtatë.


Nesër
LAÇI-APOLONIA (14:00)
TOMORI-VLLAZNIA (14:00)
TIRANA-KASTRIOTI (14:00)
TEUTA-SKENDERBEU (17:00)

(d.b/shqiptarja.com)