Besart Berisha hyn në
historinë e futbollit shqipta

Besart Berisha hyn në<br />historinë e futbollit shqipta
Besart Berisha vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e futbollit, këtë radhë duke arritur një objektiv të ri në futbollin shqiptar. Sulmuesi që aktivizohet me Brisbein Roar, është i pari që arrin të shënojë si në Ligën e Kampioneve në Evropë, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve në Azi.

Lojtari ka shënuar në Ligën e Kampioneve në Evropë kur mbante veshur fanellën e Hamburgut, në ndeshjen kundër CSKA të Moskës në vitin 2006. Sulmuesi shënoi golin e avantazhit të skuadrës së tij në minutën e 28-të të ndeshjes, ndërsa më pas ekipi gjermani e fitoi këtë takim me rezultatin 3-2.

Por në Ligën e Kampioneve të Azisë, skuadra e Berishës nuk ka patur të njëjtin fat, ndonëse sulmuesi ka arritur të shënojë golin e parë që në minutën e 3-të. Ekipi australian Brisbein Roar është mundur me rezultatin 4-2 nga Tokio dhe i ka dhënë lamtumirën këtij aktiviteti.

Berisha bëhet kësisoj shqiptari i parë që arrin të shënojë në dy Liga Kampionesh të ndryshme, ndërsa një ditë më parë ishte Xhevahir Sukaj që bëhej futbollisti i parë shqiptar që shënonte në Ligën e Kampioneve të Azisë me golin e tij në suksesin 3-0 të Sepahan ndaj Al Nasr.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares