Besart Berisha i rrëmben të gjitha,
çmime radhazi për sulmuesin shqipta

Besart Berisha i rrëmben të gjitha,<br />çmime radhazi për sulmuesin shqipta
Sezoni i jashtëzakonshëm i Besart Berishës është shpërblyer në ceremoninë që futbolli australian organizon çdo fund viti. Sulmuesi kosovar i ka rrëmbyer të gjitha çmimet, në ceremoninë gala ku u shpërblyen më të mirët e ekipit Brisbane Roar.

Pasi fitoi çmimin ‘Këpuca e Artë’ me rekord prej 21 golash të shënuar, futbollisti prishtinas u votua futbollisti më i mirë i vitit, i zgjedhur nga shokët e skuadrës, pastaj futbollisti i vitit, i zgjedhur nga anëtarët e tjerë të klubit. Më pas ai fitoi çmimin ‘Gary Wilkins Medal’, për lojtarin e vitit.

Më të mirët u shpërblyen në prezantimin zyrtar të fund-sezonit, te Brisbane Roar. Berisha e ndihmoi ekipin Roar që ta mbrojë titullin e kampionit, pasi realizoi dy gola, në finalen e madhe ndaj ekipit Perth Glory, që u zhvillua më 22 prill.

Berisha ishte transferuar në Hyundai A-League, vitin e kaluar, nga Arminia Bielefeld, ku ishte konsideruar i parëndësishëm. Por, ai shpërtheu në futbollin australian, duke u bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Brisbane Roar. Trajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi ka thënë se Berisha është në planet e tij, por ky i fundit deri tani ka lënë të kuptojë se nuk do luajë me kuqezinjtë(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni