Besart Berisha rrëfehet në FIFA:
Ja sesi e pushtova Australinë

Besart Berisha rrëfehet në FIFA:<br />Ja sesi e pushtova Australinë
Faqja zyrtare e FIFA-s i kushtoi një faqe speciale sulmuesit shqiptar të Brisbane Roar, Besart Berisha, fitues i “Këpucës së Artë” në Australi, me 19 gola në kampionatin e rregullit, A- League. Berisha tha se, “ai po jeton një ëndërr”. Pas disa dëmtimesh, që e penguan kosovarin të tregojë vlerat e vërteta të tij në Gjermani, Danimarkë, Norvegji dhe Angli, Besarti realizoi një sukses të paprecedentë, duke ndihmuar kampionen e Australisë, Brisban Roar, të mbrojë titullin.

Ndërkombëtari shqiptar mbërriti në Australi pa shumë bujë dhe shumë pak besonin te ai Nëntë muaj më pas, 26-vjeçari u certifikua si një yll dhe një pikë kyçe e sulmit të ekipit të tij, duke fituar zemrat e të gjithë tifozëve. 21 golat e Berishës, përfshirë edhe dy në ndeshjet finale që vendosën titullin, e bënë atë realizuesin më të mirë historik në Australi duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga neozelandezi Shejn Shmelc.

“Jam duke e shijuar futbollin tim dhe jetën time, pikërisht tani. Unë jam kaq i befasuar nga kampionati, jeta në Brisbane dhe nga Australia. Gjeta një ekipi fantastik dhe një klub të madh në Brisbane. Kjo është ndoshta koha më e mirë në karrierën time. Unë jam shumë, shumë i lumtur që erdha te Brisbane. Ekipi me respekton mua dhe gjithsecili respekton njëri-tjetrin”.

Stili i jetës futbollistike të tij në qytetin plot me diel të Brisbane, të kombinuar me suksesin në fushë, e bënë Berishën të mos nguronte të nënshkruante një kontratë tjetër dyvjeçare si shenjë e qartë e kënaqësisë së tij. “Unë nuk e dija aspak se çfarë do të më priste në Brisbane”, - tha Berisha për FIFA.com.

Berisha e përshkroi fitimin e kampionatit para 50 mijë shikuesve të ekipit kundërshtar muajin e kaluar është një moment kyç i karrierës së tij, përveçse se luajti dhe shënoi të dy golat e takimit. Besart Berisha është dhe shqiptari i parë që ka shënuar në Ligën e Kampioneve në fazën e grupeve, kur ai luante për Hamburgun në Gjermani. Besarti ka një histori jete shumë të vështirë.

Në vitin 1993, familja e Berishës la Kosovën për shkak të problemeve politike në Ballkan. Pas një periudhe në një kamp refugjatësh, familja e Berishës filloi një jetë të re në Berlin. “Ishte shumë e vështirë kur ju e nisni nga asgjëja. Nëna dhe babai im duhet të punonin shumë fort për të nisur një jetë të re. Për mua ishte një shans special të bëja diçka me futbollin tim. Kështu, ishte e vështirë, por njëkohësisht shpresuese.
Berlini ishe një vend shumë i mirë për t’u rritur: një qytet futbolli dhe një qytet i mirë. Në Berlin janë miliona talente, - tha ai për FIFA.com. “Nuk është e lehtë dhe ju duhet të jeni shumë i ashpër. Kjo më ka bërë mua të fuqishëm. Kjo ndoshta se unë përdor më shumë pasion se të tjerët Kjo lojë më ka dhënë mua aq shumë, saqë unë nuk e shoh vetëm si sport. Për mua kjo është jeta ime”.

Berisha shpreson se një ditë ai do të rinisë karrierën e tij, duke qenë një lojtar konstant me Shqipërinë në fushatën kualifikuese të Botërorit të Afrikës së Jugut 2010. Për momentin, ai nuk ka luajtur për 18 muaj me Shqipërinë. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital

Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital