Besëlidhja e Lezhës fitoi 3-0 këtë të shtunë kundër ekipit të KF Shirokës dhe shpallet kampione në Grupin A të Kategorisë së Dytë, duke merituar edhe ngjitjen një kategori më sipër për sezonin e ri.

Ndërkohë, KF Shiroka e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 3-të me 41 pikë. Skuadra shkodrane do të kërkojë përmes play-off-it një vend në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Sot Tërbuni fitoi kundër Naftëtarit me shifrat 1-0, ndërsa Sopoti triumfoi 1-3 në transfertën e Erzenit. Luzi mposhti me shifrat e thella 4-1 Veleçikun.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Bisedimet në Pakistan, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?