Besi dhe Xhensila në proces divorci, çështja shkon në gjykatë

Besi dhe Xhensila në proces divorci, çështja shkon në gjykatë

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Aktori i njohur, Bes Kallaku dhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Lajmi është bërë publik nga burime për Dritare.net ditën e sotme.

Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.

Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta.

Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Së fundmi, Xhensila ka qenë e vetme në Dubai dhe pritet të kthehet në Tiranë për të nisur koncertet gjatë fundjavës.

Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy duke u puthur në një koncert. Momentalisht nuk ka asnjë reagim nga Xhensila dhe Besi, ndaj lajmi i divorcit mbetet i pakonfirmuar.

Besi dhe Xhensila janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?