Besimi te media tradicionale po
rritet në Evropë dhe Shqipëri

Besimi te media tradicionale po<br />rritet në Evropë dhe Shqipëri<br /><br>
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) është një aleancë lider në botë në shërbimin e medias publike, me 73 anëtarë në 56 vende evropiane dhe me 33 degë në Azi, Afrikë dhe Amerikë. Anëtarët e saj operojnë në të paktën 2,000 televizione, radio dhe kanale apo shërbime online.

Në raportin e vitit 2018 për besimin te Media në Evropë, Unioni ka nxjerrë disa të dhëna të rëndësishme lidhur me trendet e besimit në mediat tradicionale dhe ato të reja.

Artikulli i plotë lidhur me studimin

Teksa besimi te mediat në tërësi mund të jetë në pikën më të ulët të të gjitha kohërave, një studim i ri nga EBU ka treguar se besimi i publikut te mediat tradicionale (transmetimet dhe shtypi i shkruar) është në fakt në rritje.

Megjithatë, besimi i njerëzve te mediat e reja vijon të bjerë. 61% e vendeve evropiane nuk kanë besim tek interneti ndërsa 97% nuk kanë besim te rrjetet sociale.

Raporti i ri i EBU –Besimi te Media 2018- tregon se si boshllëku në besimin e njerëzve ndërmjet medieve tradicionale dhe atyre të reja vijon të rritet. Mediat audio-vizuale mbeten forma më e besuar e mediave me 59% të njerëzve që kanë prirje të besojnë radion (njësoj si në 2017) dhe 51% që besojnë televizionin në BE (një rritje me 1% në krahasim me 2017).

Besimi te shtypi i shkruar është përmirësuar gjithashtu ngadalë gjatë 5 viteve të fundit dhe tani besohet nga 47% e qytetarëve të BE-së.

Njëkohësisht, besimi i njerëzve te interneti dhe rrjetet sociale është rrënuar nga lajmet e rreme, keqinformimi dhe mosinformimi. Vetëm 34% e qytetarëve të BE-së besojnë te interneti dhe vetëm 20% besojnë tani te rrjetet sociale (rënie përkatësisht nga 36% dhe 21% që ishin më 2017).

Raporti dëshmon se si besimi i qytetarëve evropianë te mediat audio-vizive është i lidhur ngushtësisht me shtypin e lirë dhe të pavarur. Sa më i lartë të jetë besimi te radio dhe televizioni i një shteti, aq më i lartë ka prirje që të jetë liria e shtypit në atë vend.

Ka gjithashtu dallime të forta rajonale me Nordikët dhe Shqipërinë që kanë prirje të besojnë mediat tradicionale më tepër, ndërkohë që evropianët lindorë kanë prirje të besojnë më tepër rrjetet sociale dhe internetin.

Kreu i Strategjisë së EBU-s dhe “Media Intelligence Service Roberto” Suárez Candel u shpreh: “Rezultati i kërkimit tonë tregon se cilësia e mirë dhe mediat e pavarura vlerësohen së tepërmi nga publiku. Shërbimi publik i medias luan një rol të rëndësishëm në këtë dhe gjithashtu anëtarët tanë japin një kontribut të paçmueshëm për shoqërinë. Roli i anëtarëve tanë të shërbimit publik në përshfaqjen e vlerave demokratike dhe duke mbështetur lirinë e medias është qartësisht e dëshmuar nga rezultati i kërkimit”.  

“Besimi te Media 2018” bazohet te të dhënat e vëzhgimit të Eurobarometrit të 88-të dhe jep një ide të pjesëmarrjes së qytetarëve evropianë te besueshmëria të llojeve të ndryshme të medieve. Anketimi bazohet të afërsisht 1000 intervista ballë për ballë në 33 shtete të mbuluara nga studimi.

rend

Nga grafiku i sondazhit, shihet se në Shqipëri media më e besuar është Televizioni

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike