Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti

Prindërit me fëmijë të sëmurë në krah qendrojnë në radhë për të vizituar të vegjlit e tyre. Kjo është panorama e trishtë në Urgjencën Pediatrike të Lezhës këtë mesjanari.

Rënia e temperaturave ka sjellë fluks të prekurish nga virozat dhe gripi, duke veshtiresuar marrjen e shërbimit. Godina e spitalit rajonal të Lezhës është në rikonstruksion, ndaj përkohësisht të gjitha shërbimet janë zhvendosur në ambientet e ish-maternitetit. Mjekët po punojnë në kushte të vështira, me mbigarkese dhe pa logjistiken e nevojshme.

Mbi 100 fëmijë u paraqiten per vizita në harkun e 24 orëve te fundit, kryesisht me temperaturë të lartë, të vjella, dhimbje koke e trupore. Prindërit ankohen për orët e gjata të pritjes në radhë.

Përshkak të mungeses së ambjenteve mjeket po shmangin shtrimet ne spital. Shefi i Shërbimit të Pediatrisë Bardhok Gjoka tha se pas ndihmës në urgjencë fëmijët marrin trajtimin në shtëpi.

Vetem gjatë katër ditëve të fundit kanë marrë ndihmë mjekesore më shume së 500 fëmijë në urgjencën pediatrike të Lezhës.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues