Besimtarët festojnë Kurban
Bajramin në mbarë vendin

Besimtarët festojnë Kurban<br />Bajramin në mbarë vendin
Mes traditës dhe urimeve është festuar dita e Kurban Bajramit në të gjitha rrethet e vendit. Qindra besimtarë në mbarë vendin i janë drejtuar xhamive të qytetit të Shkodrës, për t’i lutur Zotit t’i drejtojë si dhe për të forcuar besimin.

SHKODER
Në Shkodër moti i paqendrueshëm ka bërë që besimtarët muslimanë të kremtojnë ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit në xhamitë e metropolit verior, ndryshe nga vitet e tjera kur ceremonia e faljes bëhej në një nga sheshet kryesore të qytetit. Besimtarët myslimanë kanë kremtuar festën e Kurban Bajramit, një ditë që shënon flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun, dhe që përbën per to festën e madhe të mëshirës, faljes, mirëkuptimit dhe paqes. Qindra besimtarë i janë drejtuar xhamive të qytetit të Shkodrës, për t’i lutur Zotit t’i drejtojë, si dhe për të forcuar besimin.

bajrami ne shkoder
(Foto: Besimtarët myslimanë në Xhaminë e Shkodrës)

FIER
Edhe në Fier qindra besimtarë muslimanë u janë drejtuar xhamive për të falur bajramin. Besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin dhe siç e do tradita kanë dhuruar ushqime dhe ndihma për të varfërit. Myftiu i Fierit ndërkohë ka pritur përfaqësues të lartë të pushtetit vendor si dhe drejtues të Kishës Ortodokse dhe Katolike për të përcjellë urime në ditën e Kurban Bajramit.

bajrami ne fier
(Foto: Besimtarët myslimanë në Xhaminë e Fierit)

SARANDE
Edhe në Sarandë është festuar dita e Kurban Bajramit. Besimtarët muslimanë në orën 08:00 u mblodhën në xhaminë e qytetit dhe në ritin e faljes së Kurban Barjamit. Besimtarët shkëmbyen mesazhet e urimit, duke falenderuar Allahun e duke u lutur për më shumë begati e harmoni. Ne xhaminë e qytetit u vu re një rritje e interesit të të rinjve në ambjentet e xhamisë së Sarandës.


bajrami ne sarande
(Foto: Besimtarët myslimanë në Xhaminë e Sarandës)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës