Festa e Pashkës është një prej ditëve me te rëndësishme te vitit, për të gjithë besimtaret katolikë. Në mesnatë mijëra prej tyre u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet për të pritur mes lutjesh ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, që simbolizon edhe besimin në Zot. Mesazhi i përcjellë është ai i paqes dhe përkujdesjes për njerëzit në nevojë.

Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e zezë kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.

Simbolika e dashurisë së kësaj të diele është shfrytëzuar dhe nga Frederiku dhe Greta, një çift të dashuruarish që në kalendar zgjodhën lidhjen e tyre.
Të rinjtë e dy besimeve të ndryshme fetare iu nënshtruan të gjitha riteve për të celebruar martesën para Zotit pikërisht mesditën e pashkëve.

"Ishte diçka e programuar, nuk ishte diçka rastësore që zgjodha këtë ditë. Kemi mbi dy muaj që merremi me përgatitjet sepse ishte edhe pjesa e pagëzimit, pasi unë u pagëzova një javë më parë dhe kisha dëshirë ta bëja këtë gjë” shprehet dhëndri. Ndërsa nusja thotë se, “Ja ku jemi sot, shumë të emocionuar sigurisht, ishte një ditë shumë e veçantë. Dhe për mua sidomos që është hera e parë që asistoj dhe jam protagoniste në një ceremoni të tillë. Është qershia mbi tortë”.
 
Sipas kalendarit fetar, Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)