SHKODER - Me qindra besimtarë të krishterë morën pjesë në meshën e shenjtë të Pashkëve në mesnatë, në katedralen “Shën Shtjefni” të qytetit të Shkodrës.

Besimtarët kremtuan Ringjalljen e Krishtit, ndërsa meshën e shenjtë e drejtoi Arqipeshkvi i Shkodrës njëkohësisht President i Konferencës Ipeshkvnore Imzot Angjelo Massafra. Në mesazhin e urimit, besimtarëve të krishterë, Arqipeshkvi Massafra theksoi faktin se festa e Pashkës është një mundësi më shumë që Zoti na jep për të vënë përsëri rregull në jetën tonë, për tu dhënë me të vërtetë rëndësi gjërave që kanë rëndësi.

Në meshën e drejtuar nga Imzot Angjelo Massafra, iu përcollën urimet më të mira të gjithë besimtarëve të krishterë ne qarkun e Shkodrës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)