Më 10 qershor zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj në Teqeja e Bllacës , një ngjarje e rëndësishme fetare dhe kulturore që mbledh çdo vit qindra besimtarë dhe vizitorë nga zona të ndryshme të vendit.

Pelegrinazhi në Teqenë e Bllacës është një traditë e trashëguar ndër breza, ku besimtarët mblidhen për lutje, rituale fetare dhe për të përkujtuar vlerat e paqes, dashurisë dhe harmonisë që predikon besimi bektashian. Kjo ditë shërben gjithashtu si një moment bashkimi për komunitetin, duke ruajtur gjallë traditat shpirtërore dhe kulturore të krahinës.

Gjatë ceremonisë, kryegjyshi botëror i bektashinjve Baba Edmond Brahimaj përcolli mesazhe tolerance, mirëkuptimi dhe respekti mes njerëzve, ndërsa pelegrinët shprehin besimin dhe përkushtimin e tyre në këtë vend të shenjtë.

Pelegrinazhi në Teqenë e Bllacës mbetet një nga aktivitetet më domethënëse fetare në zonë, duke tërhequr çdo vit pjesëmarrës të shumtë dhe duke forcuar lidhjet e komunitetit me trashëgiminë e tij shpirtërore.