Pasagjerët e linjës ajrore Tiranë-Bergamo janë përfshirë nga paniku, kur një besimtar mysliman shqiptar është ulur në kuvertë për të kryer ritet e faljes.
 
Momenti i udhëtimit të tij, ka korresponduar me orarin e faljes dhe ai s'ka hezituar ta bëjë një gjë të tillë edhe brenda në avion, pavarësisht prezencës së pasagjerëve të tjerë.
 
Ky ka qenë momenti kur pasagjerët janë alarmuar dhe avioni është përfshirë nga të bërtiturat.
 
Të rrethuar nga paniku, ata kanë dyshuar se myslimani që po falej ishte terrorist.

Janë dashur disa minuta që situata të qetësohej, ndërsa avioni ka vijuar udhëtimin drejt destinacionit final, Italisë. 

Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)