Besnik Hasi kampion i Belgjikës:
Anderlecht fitoi titullin me meritë

Besnik Hasi kampion i Belgjikës: <br />Anderlecht fitoi titullin me meritë
Anderlechti ka festuar titullin e kampionit në Belgjikë, pas barazimit me rezultat 1:1 ndaj FC Brugge në ndeshjen e fundit të kampionatit. Në suksesin e këtij klubi pa dyshim që merita pati edhe ndihmëstrajneri Besnik Hasi, i cili punoi me sukses në klubin belg. Ky njëherësh ishte edhe titulli i 31-të i Anderlechtit.

“Faktikisht e kemi fituar këtë titull me meritë, kemi bërë një lojë kolektive dhe atraktive. Edhe po të humbnim në këtë ndeshje, do të ishim 4 pikë para të dytit. Por, është e qartë se më i rëndësishëm është titulli që fituam”, deklaroi ish futbollisti i njohur shqiptar.

“Jam mjaft i kënaqur me sezonin, nuk ishte aspak e lehtë. Në fund, për fat të mirë, mundi na u shpërblye”, përfundoi trajneri kosovar. Anderlechti e përfundoi kampionatin me 67 pikë, prej tyre 20 fitore, 7 barazime e 3 humbje. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës

Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës