Besnik Mustafaj, ish ministër i Jashtëm i PD, i tërhequr prej kohësh nga politika, në një analizë të botuar në gazetën “Panorama” rrëfen për lidhjet mes Kastriot Islamit dhe Sali Berishës në fund të vitit 2011, duke nisur në fakt nga prezenca e Kastriot Islamit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si një deputet opozitar socialist.
“K.Islami, është hartuesi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, qoftë ato që lidheshin me Kodin Zgjedhor, qoftë ato që preknin zgjedhjen e presidentit të Republikës. Gjatë njërit prej debateve normale në grupin tonë parlamentar kur isha anëtar, në kuadër të shqyrtimit të këtyre ndryshimeve, para se të kalonin për votim në seancë plenare unë i kam kërkuar Berishës të na tregonte propozimet e dala nga grupi ynë i punës e që ishin përfshirë në projektin për të cilin na kërkohej të votonim. Ka rezultuar se asnjë nga propozimet në fjalë nuk ishte zyrtarisht demokrat. Unë atëherë votova kundër këtyre ndryshimeve me arsyetimin se në parim, ne, si shumicë nuk mund të shndërroheshim në noterizues të thjeshtë të propozimeve të socialistëve kur ishte fjala për të prekur dokumentin themeltar të shtetit...Për të mos u zgjatur me stërhollime, fakt është se pas këtyre ndryshimeve ai nuk e ka thirrur më kurrë publikisht Islamin me nofkën që i kishte ngjitur prej vitesh “Kaçi i zi”.
Dhe Kaçi vazhdoi punën e vet deri në mes të dhjetorit 2011, kur vështrimi i kombit, siç u shpreh Berisha (dhe qeshi) u mpi plot ankth në fatin e tij politik të rrezikuar. Berisha qeshi duke i qarë hallin publikisht Kaçit, e talli atë me fjalë e me mimikë...Hakmarrje për një padrejtësi të vjetër, manovër e ulët politike apo shpërblim ndaj Islamit për shërbimet e kryera kur gëzonte besimin e Ramës, nga ana e Berishës, ajo që ndodhi në kuvendin e Shqipërisë më 22 dhjetor 2011, kur qeveria caktoi se kush duhet ta përfaqësonte opozitën në organizatën parlamentare ndërkombëtare më të rëndësishme të kontinentit tonë, mbetet një ngjarje me erë të keqe...” shkruan Besnik Mustafaj në analizën e tij, duke aluduar për një “lidhje” të mëparshme të Kastriot Islamit në favor të PD dhe Berishës me propozimet për ndryshimet kushtetuese.
(ab/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com