Beteja e fotove, Tabaku: Ja si
e gjetëm Tiranën e lënë nga Rama

Beteja e fotove, Tabaku: Ja si<br />e gjetëm Tiranën e lënë nga Rama
TIRANE- Beteja e fotoja ka përfshirë edhe ish-nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputete e PD-së, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit në një shënim të saj në Facebook, tha se nuk ka dashur të përfshihet në këto diskutime, por ka hedhur 7 foto të sheshit Skënderbej dhe të sheshit pas Pallatit të Kulturës, kur në krye të bashkisë erdhi Lulzim Basha.

“Nuk kam dashur të përfshihem në diskutimet e fundit dhe të tregoja e nxirrja foto se si e gjetëm të bastisur Bashkinë e Tiranës, as se si i refuzuam ofertat e çdo televizioni për të xhiruar ambjentet e brendshme të Bashkisë, por dua vetëm të ndaj me ju atë që me të vërtetë ishte fytyra publike e qytetit dy prej shesheve kryesore të tij!”, shkruan Tabaku në Facebook.

“Si e gjetëm sheshin Skëndërbej dhe sheshin mbas Pallatit të Kulturës dhe si u shndërruan në vetëm 6 muaj! Këtë presim dhe nga qeveria e re, jo fasada, jo zyra, jo veprime por aksione! Të bëjnë atë për të cilën u votuan dhe të fillojnë të mbajnë premtimet!”, përfundon shënimin e saj në profilin e saj në Facebook, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.


jorida tabaku fotot

(Ne foto:Sheshi pas Pallatit te Kultures pasi Basha e mori Bashkine nga Edi Rama)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim