Baze: Beteja e Ilir Metës për të 'çdekretuar', Gjykatën Kushtetuese

Baze: Beteja e Ilir Metës për të 'çdekretuar', Gjykatën Kushtetuese

Ilir Meta

Presidenti ka nisur një betejë të re, në dukje procedurale, për të sabotuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka refuzuar të dekretojë si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, njërin nga kandidatët të renditur sipas Kushtetutës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke ngritur pretendime absurde se e ka pezulluar procedurën dhe afatet kushtetuese dhe se do të emërojë kandidatin e tij pasi të plotësojë më parë vakancën Kuvendi. 

Pra Presidenti ka “vendosur” atë që është e pamendueshme: të ndalojë zbatimin e Kushtetutës dhe të afateve që ajo e urdhëron për të vepruar.

Refuzimi në dukje procedurial i Presidentit, në të vërtetë është një skemë e pastër, e përsëritjes së precedentit të “çdekretimit” që Ilir Meta përdori për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Duke qenë se pas refuzimit të tij, sipas Kushtetutës, automatikisht është e zgjedhur kandidatja e renditur e para sipas renditjes të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pra gjyqtarja Arta Vorpsi, Ilir Meta do të përpiqet të zhvlerësojë zbatimin e ligjit nga Kuvendi, duke bërë lojra fjalësh me radhën e plotësimit të vakancave.

Sipas Kushtetutës, kompetencën për shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese e realizojnë sipas radhës Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Ilir Meta ka shpallur vakancën që i takon Presidentit, dhe nuk është më ai që dikton radhën e plotësimit të vakancave, por Kushtetuta. 

Afati kushtetues i tij për të vendosur përfundon sot pas 30 ditësh, dhe meqë ai nuk e ka emëruar vetë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, është vetë Kushtetuta që e parashikon të emëruar të parën e renditur nga KED.

Të gjitha lojrat e tjera të tij, rreth radhës që duhet të ndiqet për plotësimin e vakancave, duke u përpjekur në marrëzinë e tij për të argumentuar në mënyrë absurde antikushtetuese se këtë radhë na e përcaktoka Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, janë manovra të tij për të bllokuar formimin e Gjykatës dhe për të prodhuar akte juridike të çmendura si çdekretimi i zgjedhjeve, duke mos njohur anëtarët që zgjidhen në rrugë ligjore.

Ajo që duket në horizont është se Ilir Meta mund të prodhojë ndonjë “çdekret” për emërimin e gjyqtares që mbushi vakancën e Presidentit, për ta futur në një spirale pa fund ngritjen e Gjykatës.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është hapi vendimtar që rikthen në normalitet krizën institucionale në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese është në pritje për të konfirmuar fatin e Presidentit Ilir Meta, dhe për të krijuar garanci që vendi mund të hyjë në zgjedhje, pas çmendurisë që Presidenti bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit.

Beteja e Ilir Metës për të krijuar kurthe proceduriale të shpikura kundër logjikës kushtetuese, në të vërtetë është një përsëritje  e skemës së 30 Qershorit, të çdekretimit të zgjedhjeve për ta mbajtur vendin në krizë të përhershme kushtetuese, dhe për t’i mbijetuar shkarkimit të tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 08/11/2019 11:33

    Kush fucking akoma flet per keto Miza Kali SPAK A JE GATI FUTI BRENDA TE SHPETOJE KOMBI E POPULLI MERRI GJITHCKA . SHQIPETARET JANE LODHUR ME KETO SUPER BASTARDE QE VJEDHIN E MASHTROJNE E SERISH THONE JEMI PER JU POPULL

    Përgjigju
  • edi: 08/11/2019 01:47

    Nuk mendoj se presidenti i nderuar Meta e ka bere me qellim Eshte i zene me pune me prifterinj e hoxhallare Dervishlere dhe Janullatus , So eshte me shume Besime ,Ai po cirret dhe behet nervoz pse seshte ngritur SPAK dhe DREJTESIA , Ca doni mo per Belulin buzagaz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!