Luftime të ashpra kanë tronditur edhe sot qytetin sirian kufitar të Kobanit ku luftëtarët e shtetit islamik sulmuan forcat kurde me mortaja dhe bomba. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se katër mortaja janë hedhur sot në pjesët kurde të qytetit, aty ku një ditë më parë u hodhën 44 të tilla, disa prej të cilave ranë edhe brenda Turqisë.
Është bërë rreth një muaj që militantët e ISIS po luftojnë me kurdët për të marrë kontrollin e qytetit, ndërkohë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka intensifikuar edhe sulmet ajrore në objektivat e ekstremistëve islamikë.
Ndërkaq, Ankaraja ka refuzuar armatosjen e luftëtarëve kurdë, të cilët janë të zemëruar me politikën pasive të Turqisë në mbrojtje të Kobanit.
Mediat turke cituan sot presidentin turk, Recep Tajip Erdogan të ketë thënë se nuk ka ndërmend t’i furnizojë kurrë kurdët me armatime.
“Do të ishte shumë e gabuar që të presin që ne të themi “po”, është e pamundur edhe që NATO apo Amerika t’i mbështesë ata”. Por, ky qëndrim ka shkaktuar zemërim nga kurdët turq, të cilët përbëjnë rreth 20% të popullsisë turke.
Trazirat në fillim të këtij muaji vranë mbi 35 persona.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com