KKT miraton zgjerimin e Tomorrit, Klosi: Guroret në filtër, rrezikohet edhe uji në Berat, ja pse fajin e ka Berisha

TIRANE-Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi pasditen e së martës vendimin për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, pasi gjykata rrëzoi vendimin e 2018 të qeverisë. Sipërfaqja e Parkut Kombëtar të Tomorrit ishte rreth 24 mijë e 800 ha dhe u zgjerua me rreth 1.400 ha duke shkuar mbi 26 mijë ha. Pak përpara nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, ministri Klosi u shpreh se me vendimin e KKT i jepet fund shfrytëzimit. Ai tha se beteja vijon dhe se 10 guroret që kundërshtojnë vendimin do të kalojnë në filtër për aktivitetin e tyre.

"Jemi para vendimit të Këshillit Kombëtar të rregullimit të Territorit, në fakt për të korrigjuar një gabim që do të thoja ka plot gjëra korruptive në të. Vendimi i  Sali Berishës në 2012 kur  ka shpallur zonë të mbrojtur malin e Tomorrit  ka përjashtuar në mënyrë abuzive këtë zonë, e cila më pastaj u krijua si gangrenë, për të gjithë zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, ku na kërkohet tashmë të rikuperojmë një gabim që në qoftë se 7 vite më parë do ishte bërë në mënyrë të ndershme nga specialistë apo nga politika e asaj kohe, sot do të kishim një zonë të mbrojtur, një mal me vlera të mëdha ekonomike, në qoftëse gurorët nuk do të funksionojnë.

Vendimi i 2018 u rrëzua me një vendim absurd nga gjykata që kërkoi që procedura të vinte edhe në KKT. Mali i Tomorrit duhet mbrojtur. Kjo katrahurë nuk duhet të vijojë. Mbrojtje do të ketë edhe për basenin ujor të Bogovës, që rrezikon cilësinë e ujit për Beratin dhe Skraparin. Shumë shpejt do të kalojnë në skaner guroret për aktivitetin e tyre, do të kërkojmë të kthejmë në vend padrejtësinë historike që i është bërë këtij komuniteti dhe mali" tha Klosi. Qeveria është e vendosur për t'i dhënë fund shfrytëzimit pa asnjë kriter të pasurisë natyrore të Malit "të shenjtë", Tomorrit.

Por pse u miratua vendimi nga KKT-ja sot? Qeveria vendosi në 2018 që ta kthente në park kombëtar të gjithë Malin e Tomorrit i cili prej disa dekadash po gërmohej për të nxjerrë pllaka guri. Por Gjykata e Apelit Administrativ vendosi më 17 korrik që të shfuqizojë vendimin e qeverisë për ndalimin e shkatërrimit të Malit të Tomorrit nga kompanitë që nxjerrin pllaka guri.

Gjykata e quajti të paligjshëm vendimin e qeverisë dhe kërkoi që kompanitë që shkatërruan malin e Tomorrit të rikthehen në punë duke sjellë përplasjen me policinë, ndërsa është e vendosur për të mos lejuar shkatërrimin e malit dhe vendimin sot e kaloi në Këshillin Kombëtar i Territorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiro: 03/09/2019 20:25

    Kur do zgjoheni nga gjumi qe te vini dore mbi furrat e gelqeres ne Ure Vajgurore??!!! Tymi perqell dhe kamionet e rende kalojne ne mes te lagjes por qeveria dhe bashkia nuk ja prishin boseve te minierave po behen bashkepunetor ne masakren mjedisore!

    Përgjigju
  • Qytetar: 03/09/2019 20:10

    Shko merru me anen proceduriale dhe licencimet e guroreve. Se prokurori nuk eshte budalla te hedhe ne ere karrieren e vet per dy gurore, por me siguri ka dicka joligjore ne veprimin e Qeverise. Guroret aty duhen mbyllur, por nese nuk i mbyllni ligjerisht sakte (qe te mos paguani demshperblim pastaj) atehere i bie qe jeni te paafte.

    Përgjigju
  • stela: 03/09/2019 18:01

    MBYLLI GURORET O BLENDO,,,mali tomorrit eshte nje male shume I bukur,,,eshte shume imponues,NUK MUND TE LEJOHEN KAFSHET TE SHKATERROJNE KETE MAL TE SHENJTE,,,,vetem ME TURIZEM BERATI JETON SI MBRET,,,..//

    Përgjigju
    • Toto: 03/09/2019 20:12

      Para se t'i mbylle, t'i detyroje ta kthejne peizazhin sic ka qene (aq sa eshte e mundur).

    • navy: 03/09/2019 18:41

      "Tomorri": Mafia Ilir Meta, Lefter Koka

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite