'Betejë shifrash'/ Opozitarët vijojnë reagimet ndaj 30 qershorit

Zgjedhjet e 30 qershorit po kthehen tashmë në një 'betejë shifrash' mes socialistëve dhe demokratëve në vend.

Këta të fundit i bojkotuan votimet me mospjesmarrje, ndërsa nga ana tjetër PS dhe kryeministri Rama vijojnë të qëndrojnë stoikë ndaj këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhje të cilat sipas opozitës janë jo legjitime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Luan Rama reagon sërish për zgjedhjet: Vota të shtuara turpshëm


Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, me anë të një deklarate për shtyp ka komentuar sërish rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas Luan Ramës edhe 21% i votuesve shqiptarë është manipuluar. Ndër të tjera Luan Rama ka theksuar se qershori shënoi rekordin më negativ, pasi sipas tij, mazhoranca përdhunoi Kushtetutën.

Deklarata e Plotë:

Për turp e për marre, me faqe të zezë para gjithë botës e cullak në shëmtinë e vet, Qeveria e Shqipërisë e shndërruar në një bandë, si shumatore e bandave që kanë vjedhur vota për të e që e përdorin për interesa të kundërta me interesat e popullit, të kombit e të shtetit shqiptar, shënoi me paligjshmërinë e sjelljes së vet më 30 qershor, rekordin më negativ jo të zgjedhjeve, por që prej kur në këtë vend janë kryer për herë të parë votime!

Jo me mungesë respekti për shtetin, por me konsistencë të vetëdijshme për t’iu kundërvënë atij në ashtin e vet; Jo me injorancën e mosnjohjes së detyrimeve kushtetuese në ndarjen dhe balancimin e pushteteve në një shtet demokratik e të të drejtës, por me ligësinë diabolike prej banditësh për të rrëzuar Republikën; Jo prej mosnjohjes së vlerave të demokracisë dhe të pluralizmit politik në një shoqëri civile e të emancipuar, po prej makutërise korruptive e mentalitetit pervers në qeverisje për të shpërbërë institucinet kushtetuese të shtetit; Jo se nuk e dinë çfarë është parlamentarizmi, por si përdhunues të Kushtetutës e si mishërim i filozofisë leniniste gjithë pushtetin sovjetëve; Qeveria e Shqipërisë dhe maxhoranca e saj që sot janë vetëm 21,6 përqind e votuesve shqiptarë me vota të shtuara turpshëm dhe që ende nuk janë numëruar të gjitha prej atyre që vetë i prodhuan, vetë i votuan dhe vetë i numëruan, është argumenti tragjik i të gjithë atyre që thonë se shqiptarët nuk dinë të qeverisen!

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it konfirmoi qartë e për të gjithë përmasën reale të shëmtivotimeve të 30 qershorit!

Me elegancën e zonjës Glover, shqiptarët dëgjuan katraurën e gatuar dhe të servirur prej bandës antishtet që cënoi të drejtën për të zgjedhur.

Sepse bandat nuk bejne zgjedhje. Që cënoi të drejtën për të patur alternativë, Sepse bandat nuk kanë e nuk ofrojnë alternative përveç të tyres, Që cënoi të drejtën që qytetarët të ishin pjesmarrës e kontributorë në projektet për interesat dhe punët e komunitetit, Sepse bandat kanë vetëm interesin dhe projektin e tyre kriminal e atyre nuk iu intereson komuniteti!

Të pushtuar prej panikut të frikës të asaj që vjen dhe që është parathënë në gjithë këta muaj proteste dhe revolte qytetare, jo minjtë e ringjallur të Dino Buxatit, por ata të makthit të Edi Ramës, janë kapur e po festojnë në vallen e turpit të tyre të 30 qershorit!

Në vend që të ndjeheshin të turpëruar për çfarë i kanë bërë Shqipërisë me kanabizimin si kryevepren e tyre kriminale, me krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik siç e nënvizon Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, me vrasjen e besimit tek shteti dhe detyrimin e mbi 400 mije shqiptarëve për të braktisur vendin në vetëm 6 vjet, me mosçeljen e pervitshme të negociatave dhe sabotimin e procesit të integrimit europian të vendit, me skandalet e ditepasditeshme dhe pergjimet ku shfaqet gjithe arsenali i ndyresise se nje gjuhe rrugaçesh ordinere, Ata, te pafytyre e te paturp, kaperdisen e bejne moral demokracie dhe qytetarie, duke ndersyer gjithë mantenuterinë politike të mishëruar dhimbshem në mjerimin e kurtizaneve te pushtetit, me shpresen mjerane se mund te sherbeje si parzmore turpi e keqperdorimit dhe e shperdorimit të besimit qytetar!

Shqipëria është në udhekryqin e fatit te vet e ajo nuk mund te zgjedhe me te qendroje peng i interesave të nje klani antishqiptar që nuk e pati per gje qe ta deshmojë kete edhe ne 30 qershorin e turpit!

Shqipëria nuk ka nevoje per mbretin lakuriq edhe kur ai del si burri me pantallona te shkurtera, por ajo duhet të nxjerre ne pah gjithë krenarine e vet kombetare dhe qytetare si vend europian dhe anetar i NATO-s e ta shporre kete junte te korruptuar!

Europa demokratike dhe modeli i SHBA me tërësinë e korpusit të vlerave që mbron dhe përfaqëson, janë modeli yne.

Historia shqiptare, ajo e vjetra por edhe e me e reja, ajo e vitit 1990 dhe e vitit 1997, na deshmon e na meson se si populli i del zot fatit te vet!

Ora 10:33
VIDEO/ Vasili ironizon me humorin e Fadil Hasës: Si i numërojnë votat heronjtë socialistë

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar fort numërimin e votave të 30 qershorit përmes humorit të aktorit Fadil Hasa.

Ai ka publikuar një video të artistit të njohur dhe sipas tij, ky humor ilustron mënyrën sesi socialistët numërojnë votat.

Postimi i plotë:

Humori i Fadil Hasës na e ilustron më mirë se si numërojnë votat heronjtë socialistë të votave sot.(VIDEO).

Injorantët e humorit të F.Hasës e nxirrnin dje, që 28 kaminona për 7 bataliona dalin 13 kamiona për batalion në vend të 4 që thotë matematika.

Këta socialistët sot fusin 5 mijë fletë në kuti votimi dhe numërojne 15 mijë.

Afërim!!Edhe hajdutë edhe shumë të trashë...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!