Historia frymëzuese e Betim Bregovinës, fotografi i verbër që realizoi një ekspozitë: Fotot i shkrep sipas asaj që ndjej, jo që shoh! I ndjek pasionet pa i përfillur rreziqet

TIRANË- Nëse dikush ju ka thënë "ti nuk mundesh" apo "ti nuk di", atëherë mjafton të lexoni historinë e Betim Bregovinës, për të kuptuar se në jetë nëse ti e dëshiron diçka, mundesh ta bësh dhe di ta bësh.  Bregovina, një 35-vjeçar i verbër nga Obiliqi sot në Report Tv ka dhënë intervistën e tij, jo thjesht si një njeri që ka humbur shikimin e që tregon për sfidat që kalon në përditshmëri, por për të treguar artin e tij, si një fotograf profesionist që sot ka realizuar një ekspozitë  në Galerinë Kombëtare të Kosovës të titulluar “Fotografia nga syri i verbër”. Përballë gazetarëve, Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj në "Studio Live", 35-vjeçari që ka vetëm 1% të shikimit, ka rrëfyer si nisi pasionin e tij për fotografinë, që sot kulmon me një ekspozitë, të parën në llojin e saj në Kosovë, por ndoshta edhe më gjerë në rajon.

"Një dashuri e imja për artet, për fotografinë, ka rrjedhur si dëshirë e ideuar që në 2007-2008, është fryt i projektit fotografia nga syri i verbër, aplikova në ministrinë e Kulturës, e fitova projektin, dhe e realizove, një ekspozitë e para e kësaj natyre në Kosovë, por ndoshta edhe më gjerë.

Kam pasur edhe një ekspozitë tjetër, por që kaloi në heshtje, ka pasur një cilësi më të ulët, se janë bërë me celular, ndërsa tani janë bërë me një aparat profesional. Nuk duhet  të rrëzohen emocionalisht personin duke i thënë "ti s'mundesh". Familja ime nuk e besonte, por besova dhe vendosa që të kaloja paragjykimet", tha ai.

Peizazhi është ajo që i pëlqen me shumë që të fotografojë, por kjo dëshirë i ka lindur edhe për shkak të pamundësisë që i ka sjellë jeta për të fiksuar momente të tjera të jetës që lëvizin. Shkrepjen e bën sipas asaj që ndjen, e jo që sheh.

"Unë mund ta vë re kur është një vend shkëmbor apo kodrinor, unë kam më tepër perceptim ndjenor dhe e marr dhe e provoj, mund ta humb momentin që e humb atë momentin ideal, mund të shkrep 200 foto dhe asnjëra nuk përzgjidhet. Peizazhet kanë me të lehta për mua që t'i kap se nuk janë të lëvizshme, ndonjëherë më bëhet e pamundur që të fotografoj kafshë apo shpend", tha Bregovina.

Kur vjen puna tek vështirësitë me të cilat i duhet të përballet, ka një moto që e ndjek gjithnjë, që për pasionet i ndjek pa marrë parasysh rreziqet që mund t'i kanosen. Asgju nuk do të ishte e njejtë për të  nëse nuk do të kishte mbështetjen e familjarëve.

"Vështirësitë jo gjithmonë kalohen lehtë, i kaloj me mbështetjen e familjes, motrave, bashkëshortes, mikeshat, deri në përpjekje vetëmohuese, se të dalësh vetë në rrugë me 1% shikimit, mund të jetë një rrezik, i ndjekë pasionet pa i përfillë rreziqet", u shpreh fotografi.

Fotografinë e ka një pasion, por në të ardhmen veten e sheh si një psikoterapisë, duke vënë në zbatim edhe njohuritë që ka marrë nga studimet e tij e ku numëron 5 diploma.

"Jam me shkollë të mesme profesionale në Pejë, kam përfunduar bachelorin psikologji dhe pedagogji, dy herë master për psikologji dhe pedagogji dhe edukim fizik , kam pothuajse 5 diploma universitetit. E shoh veten si psikoterapisë, më shumë afër shkollës, meqë 3 bachelor i kam edukuar në shkollën e edukimit dhe e shoh veten në kuadër të sistemit arsimor, ndërsa si person e shoh veten si artist, si një ëndërr që kam vendosur të ndjekë",tha 35-vjeçari.

Në fund, ka edhe një mesazh për të gjithë.

"Të provojnë të gjejnë veten në këtë botë, kjo botë është e madhe dhe ka vend për të gjithë, nëse dikur merret e suksesshëm nuk merr asgjë prej nesh, por merr atë që Zoti i ka bërë dhuratë. Gjeni veten ku ndiheni më së miri", përfundoi 35-vjeçari në Report Tv.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani 

 

 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje