Betimi i gjyqtarëve, PS:  Nuk e shqyrtojmë në Kuvend dekretin e Metës pa folur  'Venecia'

Betimi i gjyqtarëve, PS:  Nuk e shqyrtojmë në Kuvend dekretin e Metës pa folur  'Venecia'

Kthimi i dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të shqyrtohet nga Kuvendi deri sa të thotë fjalën e saj Komisioni i Venecias. Kjo u tha nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili u shpreh se do të dekreti i kthyer nga Meta nuk do të diskutohet dhe sa shqyrtohet në Kuvend pasi do të respektohet deri në fund opinionin i Venecias, i cili pritet të jap opinionin përfundimtar më 22 mars.

'Deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar nga Komisioni i Venecias dekreti i rikthyer nga Presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias', tha Balla

Presidenti Ilir Meta ktheu dekretin që i heq atij të drejtat për ceremoninë e betimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese në tubimin e 2 marsit, para njerëzve të mbledhur në shesh. Ai firmosi në 'zyrën' e tij jashtë Presidencës dhe para 'sovranit' dekretin e  parë që rrëzon sipas tij anti-kushtetueshmërinë në vend dhe lufton 'grushtin e shtetit' . Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret seriozisht nga Kuvendi, atëherë ai do të shkojë në Parlament së bashku me popullin dhe do të firmosë dekretin e tij të dytë, atë të shpërndarjes së tij. Përtej kërcënimeve, Meta nuk ka asnjë të drejtë Kushtetuese për të shpërndarë Parlamentin. Ndërsa Komisioni i Venecias publikoi sot draft-raportin dhe është në pritje të komenteve të palëve, Kuvendit dhe Presidentit, për shqyrtim deri më 20 mars që do të paraqiten në raport. Raporti përfundimtar publikohet më 22 mars.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PËR SAMIN: 07/03/2020 16:19

    O SAMI PO DOLI E KUNDËRTA QË PARLAMENTI DHE EDI RAMA KAN TË DREJT ÇFAR DUHET BËR ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
  • Dordomusi: 06/03/2020 20:30

    Ua futi Likja me sa duket bashke me Venecian...beni gati valixhet pa bilet kthimi!!!

    Përgjigju
  • Sami: 06/03/2020 20:21

    Nese me te vertete raporti i Venecias do jete sic po thuhet, pra qe procesi i zgjedhjes ne Kushtetuese dhe ligji i betimit jane antikushtetues, jemi para nje dileme te madhe. Jo se presidenti kishte apo ka te drejte. Porse do ishim para faktit qe, Kuvendi dhe qeveria me shume gjasa kane shkelur rende Kushtetuten. Dhe si do veje puna me tutje? Keshtu qe me mire ta rregullojne raportin e mos na hapin avaze....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)