TIRANE- Nënkryetari i KQZ Denar Biba ka reaguar pas betimit të Arta Vorpsit në një notere për të marrë postin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese. Biba e ka quajtur veprimin e Vorpsit një formë deklarate nga ana e saj për shprehur vullnetin se do të marrë përsipër detyrën që Kuvendi dhe koha i kanë ngarkuar, pasi sipas tij ajo është e vetëdijshme se si është procedura për betimin e anëtarit të Kushtetueses.
"Padrejtësisht, një profesioniste serioze si Arta Vorpsi këto ditë është gjetur në qendër të një situate që vetëm serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shumë me mire se shume të tjerë se si është procedura që Kushtetuta urdhëron për betimin e anëtarit te Gjykatës Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artës, i vetëdijshëm, është thjeshtë shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj për të treguar se merr përsipër këtë angazhim të jashtëzakonshëm, që Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bëjmë me betimin si anëtare e ardhshme e GjK, por besoj me një deklarate që tregon përgjegjësinë e Arta Vorpsit në këto rrethana.
Sepse Arta që njoh unë, përpara së gjithash, e ka marrëdhënien me emrin e saj të mirë!", shkruan Biba.
Shif zoteri postin tend, boll tregove anesine Pro te madhit. Merru me sugjerimet e OSBE_se per KQZ, per ato jemi te interesuar. Secili te beje punen e vet e te lere tjetrin te beje te tijen. Master of all trades and jack of none.
PërgjigjuJack of all trades, and master if none