Betimi si President, Trump letër
Ramës: Mirëpres urimin tuaj!

Betimi si President, Trump letër<br />Ramës: Mirëpres urimin tuaj!
Kryeministri Edi Rama ka marrë një letër nga Presidenti Donald Trump, për urimin që i përcolli këtij të fundit me rastin e zgjedhjes si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Letra e Trump është publikuar nga kreu i qeverisë Rama.

Në letrën e Trump thuhet se Shqipëria dhe SHBA, si dy vende partnere, do kapërcejnë së bashku sfidat globale për garantimin e paqes dhe sigurisë. 

"Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t'i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit", thuhet në letrën e Trump.

Letra e plotë e Trump drejtuar Ramës:
"I dashur Kryeministër,
Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.
Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t'i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.
Sinqerisht i Juaji,
Donald J.Trump"

rama trump


Ndërkohë, presidenti amerikan ka falenderuar për urimin edhe homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani. Në këtë mesazh, kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson raportet mes dy vendeve, partneriteti i të cilave, thekson Trump, do t'i shërbejë qëllimeve të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë në botë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë