BETLEHEM - Dhjetëra protestues palestinezë, disa prej tyre të veshur si Santa Klaus, janë përleshur me forcat e sigurisë izraelite në Betlehem, një ditë përpara festimeve të Krishtlindjes në Bregun Perëndimor që njihet si vendlindja e Jezusit.
 
Demonstruesit u mblodhën në Betlehem për të protestuar kundër ‘pushtimit që zotëron jetën e tyre”. Ushtria izraelite tha se rreth 80 protestues hodhën gurë ndaj forcave të sigurisë e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Izraeli nisi ndërtimin e barrierës me tela më gjemba dhe mure betoni në vitin 2002, në përgjigje të një vale sulmesh kamikazë palestineze, dhe që sipas tyre kjo i mban qytetarët të sigurt nga militantët.
 
Rreth 50 mijë të krishterë palestinezë, përfshirë 17 mijë katolikë jetojnë mes 4 milion myslimanëve në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor dhe Gaza. Çështja e kufizimeve palestineze vjen në fokus çdo vit në prag të Krishtlindjeve ku mijëra turistë fetarë nisen drejt Betlehemit, Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit për të festuar ditën e lindjes, jetën dhe vdekjen e Krishtit.
 
Kutr mbërrijnë në Betlehem, një qytet vetëm 8 km larg Jeruzalemit, çështje kritike është kalimi i barrierave të ngritura nga ushtria izraelite dhe kalimi i natës atje.
 
Por, palestinezët thonë se për shkak të pranisë së izraelitëve përreth qytetit, numri i turistëve po ulet nga viti në vit. Çdo mëngjes të 24 dhjetorit, në prag të Krishtlindjeve, Patriarku i Katolikëve të Jeruzalemit, Fuad Tual, niset bashkë me një karvan besimtarësh drejt Betlehemit, ku mban edhe meshën e mbrëmjes në Kishën e Lindjes së Krishtit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)