Betohen 19 të huaj marrin shtetësinë shqiptare! Veliaj: Të bashkohemi në diversitet

19 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj tha se marrja e pasaportës është edhe një mundësi për të kontribuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.

Duke iu referuar dhe ngjarjeve në Ukrainë, Veliaj nënvizoi se në momente të vështira, qytetarët duhet të jenë të gjithë bashkë, duke lënë pas diferencat dhe axhendat e tyre politike.

“E kam njohur Ukrainën edhe nga takimet që kam pasur me kolegun Klitchko e kolegë të tjerë të bashkive atje. Politika e tyre është pak si në Ballkan, të përçarë, me debate dhe përpjekje konstante për të penguar njëri-tjetrin. Por, pavarësisht dallimeve, diferencave, ambicieve, bërrylave, pavarësisht dëshirave që mund të kenë pasur në axhendat e tyre politike, nuk besoj se ka pasur një periudhë si kjo, kur të gjithë janë bashkuar si komb”, theksoi Veliaj.

Ndaj, tha ai, ky moment i marrjes së shtetësisë shqiptare, duhet trajtuar edhe si një ditë bashkimi në diversitet.

“Në ditë të mira, në demokraci është normale të biem dakord, që të mos biem dakord. Të kemi ambicie të ndryshme, karriera të ndryshme, bindje të ndryshme politike. Ama, ndonjëherë, të qënit shqiptar, siç të qënit ukrainas, mund të duhet vetëm për atë ditën e vështirë, ku na duhet të lëmë çdo diferencë tjetër, çdo bindje, çdo ambicie, çdo lakmi, çdo dëshirë që mund të kemi, apo aspirate, për t’u bashkuar vetëm tek një stemë, tek një logo, tek betimi që bëjmë sot, për t’i qëndruar besnik kësaj republike, këtij shteti dhe kombi. Do të doja ta trajtonim këtë ditë si një bashkim në diversitet”, deklaroi ai.

Veliaj apeloi për më shumë solidaritet në këto momente të vështira për të mbështetur me ndihma qytetarët e Ukrainës.

“Ne e provuam atë që ndodhi në Kosovë, e cila është shumë e ngjashme me atë që po ndodh sot në Ukrainë. Në kohë të vështira, problem janë njerëzit që rrinë indiferent, ata që nuk marrin një pozicion, që nuk zgjidhin hallet, që nga mania për të qenë mbi palët, duke qenë të heshtur, praktikisht janë bërë me agresorin. Do të doja që edhe në një strukturë civile, siç është kjo e jona, që nuk mund të japim ndihmë ushtarake, për sa kemi mundësi, të ndihmojmë me ndihma ushqimore, si me kamionët që po çojmë në Ukrainë, apo qoftë edhe me një vendim të Këshillit Bashkiak, për të marrë një qëndrim dhe për të mos qëndruar indiferent, kur jo shumë larg nesh po ndodh diçka e tmerrshme”, tha Veliaj.

Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj, nënshkruan edhe aktin e betimit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shigjetari: 28/03/2022 14:31

    "Diversiteti" eshte fundi i kombit shqiptar dhe i kombeve autoktone kudo ne bote. Endrra me e madhe e Sorosit kjo eshte, edhe e Rames dhe Veliajt me sa duket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh