Betohen diplomatët e rinj, Cakaj dhe Pacolli: Po kalojmë në tre fusha delikate

Betohen diplomatët e rinj, Cakaj dhe Pacolli: Po kalojmë në tre fusha delikate

Diplomatët që u betuan sot

TIRANE-Ministria e Jashtme njofton se nëntë diplomatë të rinj, të pagëzuar me emrin gjenerata “Sami Frashëri” u betuan sot në prani të kolegëve dhe të familjarëve të tyre në një ceremoni në ambientet e ministrisë, ku i pranishëm ishte edhe Behgjet Pacolli.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Gent Cakaj vlerësoi se këta diplomatë i bashkohen shërbimit të jashtëm në një moment kyç për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të shtetit dhe të kombit shqiptar, si dhe shprehu besimin se ata do të bëhen pjesë aktive e sfidave me të cilat përballet shërbimi i jashtëm shqiptar  veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, kryesimin e OSBE-së dhe përpjekjeve për t’u ulur për herë të parë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022.

“Pavarësisht paparashikueshmërive është e qartë se diplomacia shqiptare për momentin po kalon në tre fusha tepër delikate, të cilat mbase përbëjnë një prej periudhave më interesante të historisë së diplomacisë shqiptare në përgjithësi. Diplomatët e rinj do të kenë nderin dhe po ashtu detyrën dhe sfidën që të veprojnë pikërisht në këto rrethana” u shpreh Cakaj.

Edhe ministri Pacolli vlerësoi ripërtëritjen e kuadrit diplomatik të Shqipërisë, qëllimi i të cilës po sipas njoftimit ka qenë rritja e cilësisë së përfaqësimit të Shqipërisë nëpër botë, por edhe ngritja e profesionalizmit të shërbimit diplomatik të Shqipërisë. Gjenerata e parë, në vitin 2015 u quajt “Urdhri i Skënderbeut”. Gjenerata e dytë, u emërtua gjenerata “Rauf Fico”, duke vijuar me gjeneratën e vitit 2017,“Ismail Qemali”, si dhe gjenerata e vitit 2018 që mban emrin “Fan Noli”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 27/01/2020 17:34

    Ishalla i ke zgjedhur me merita keto kandidatet e rinj jo nga pamja e jashtme sic i zgjidhte ditmiri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë