KUVEND/ Betohen dy deputetet e reja! Murrizi: Shqipëria si Palermo! Balla ftesë PD: Në shtator bashkëpunim për Reformën Zgjedhore! Sejko: Ekonomia rimëkëmbje të fortë për vitin 2021 (VIDEO)

Në fillim të seancës së sotem plenare janë betuar dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit.

Gentiana Cakrani dhe Jetmir Rrabishta do të jenë deputet e reja për periudhën e mbetur të mandatit të tyre deri në shtator, kur pritet që të mblidhet Kuvendi ri. KQZ ka vendosur ti japë mandatin znj. Gentiana Cakrani dhe mandatin e Tom Doshit, znj. Jetmira Rraboshta. Deputetja Klotilda Bushka theksoi se KQZ ka respektuar kërkesat e parashikuara.

‘Në vendimet e KQZ janë respektuar kërkesat e parashikuara. Për sa i përket procedurës së dhënies së mandatit janë reskpetuar procedurat. Në konkluzion të sa më sipër është vlerësuar se nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhje të bëjnë betimin në seancë plenare. Dy deputetet që kanë fituar mandatin ftohen ne seancën plenare për të bërë betimin si kush për të ushtruar mandatin e deputetit.’- tha Bushka.

Guvernatori Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 ku vendi u përfshi nga kriza e pandemisë. Sejko tha se masat e ndërmarra kanë rezultuar të suksesshme dhe se ekonomia jonë ka premise për rimëkëmbje të fortë gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2020.  Mete teksa bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, tha se tregjet financiare po i kthehen normalitetit.

Ndërkohë në Kuvend, ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet seksuale me të mitur, duke marrë shkas nga abuzimi i 5 meshkujve me 15 vjeçaren në Mirditë pak ditë më parë. Spiropali tha se ka propozuar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.

Kreu i Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla tha nga e Kuvendit tha se beteja e PS në mandatin e tretë është që të çlirojë zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para nga qytetarët për shërbimet publike. Teksa PD vijon akuzat për masakër zgjedhore në 25 prill, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i shtriu dorën e bashkëpunimi për të nisur menjëherë punën në shtator për reformën zgjedhore.

Ndërkohë deputeti Myslim Murrizi e ka cilësuar si teatër ftesën e mazhorancës për opozitën, një ftesë që sipas tij synon të mashtrojë shqiptarët. Po ashtu Murrizi tha se shqetësuese është krimi që ka goditur vendin në ditët e fundit.

1622106025_Sequence03.00040717.Still002.jpg

Deputetja Gentiana Cakrani dhe Jetmir Rraboshta

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Sejko: Shmangëm falimentimet në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë gjatë pandemisë (VIDEO)

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko  ka folur nga Kuvendi lidhur me përballimin e krizës ekonomike që zhvilloi pandemia. Sejko tha se Banka e Shqipërisë ndërhyri në mënyrë të shpejtë dhe të plotë dhe se masat për përballimin e krizës rezultuan të suksesshme

"Ndikimi i krizës në ekonomi rezultoi më i vogël së pritjet tona fillestare, duke ilustruar si rezistencën dhe fleksibilitetin e sektorit privat, ashtu dhe ndikimin pozitiv të përgjigjes së politikave publike. Po ashtu, ndikimi i goditjes mbi faktorët afatgjatë të rritjes duket i përmbajtur. Me gjithë problemet e natyrshme, ne kemi shmangur falimentimet në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Së fundi, pavarësisht testit të fortë të cilit iu nënshtruam, ekuilibrat ekonomikë dhe financiarë të vendit mbetën solidë. Në gjykimin tonë, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të shpejtë në të ardhmen", tha Sejko

Gjatë raportimit për vitin 2020, Banka e Shqipërisë  ka shënuar progres në implementimin e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit, si dhe ka zbatuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi i Shqipërisë.

"Vëllimi i aktivitetit ekonomik u tkurr me 3.3%, ekonomia shqiptare humbi rreth 43,000 vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%. Rënia e të ardhurave solli rritjen e borxhit privat e publik. Në pasqyrim të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik, në vend dhe në botë, inflacioni mesatar për vitin 2020 rezultoi 1.6%, duke vijuar të mbetet poshtë objektivit tonë. Banka e Shqipërisë mori një paketë të plotë masash, ulëm normën bazë të interesit në minimumin e saj historik prej 0.5%, lehtësuam qasjen e sektorit bankar në fonde likuide dhe rritëm injektimet e likuiditetit në tregun ndërbankar, miratuam ndryshime rregullatore të cilat inkurajuan shtyrjen me 6 muaj të kësteve të kredisë për klientët në vështirësi imediate, si dhe ristrukturimin e kredive për klientët në vështirësi më afatgjata, eliminuam kostot e përdorimit të platformave elektronike të pagesave ndërbankare që operon Banka e Shqipërisë, duke synuar përdorimin e pagesave elektronike. Në vlerësimin tonë, masat e marra kanë qenë efektive për reduktimin e ndikimit të pandemisë në sektorin tonë", tha Sejko.

Ora 12:42
Balla: Beteja jonë në mandatin e tretë të çlirojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit! Legjislatura e re të krijojë një komision për vijimin e Reformës Zgjedhore (VIDEO)

Kryetar i Grupit Parlamentar, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit tha se beteja e PS në mandatin e tretë është që të çlirojë zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para nga qytetarët për shërbimet publike. Balla sakaq komentoi edhe procedurat KAS për ankimimet e zgjedhjeve të 25 prillit, ku nënvizoi se tashme verdikti i popullit u pa brenda kutive dhe duhet që partitë t’a pranojnë. Balla tha se në fillim të legjislaturës së re të fillojë puna për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore dhe t’i jepet një zgjidhje votës së emigrantëve.

‘Vendet që sot rankohen në krye të listës botërore me më pak korrupsion janë vende ku i gjithë procesi i aplikimit për leje të ndryshme bëhet online. Për PS edhe në këtë mandat të ri beteja jonë kryesore është beteja për të çliruar zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para në këmbim të një shërbimi publik, ky mandat duhet të jetë një mandat i një goditje shumë herë më të fortë për çdo zyrtaruc të pandreqeshëm që se bën shërbimin publik si duhet. Transformimi i plotë i administratës së shtetit në shërbim të plotë dhe transparent ndaj shqiptarëve.

Procedurat ankimore që subjektet zgjedhore po marrin kohën e tyre dhe koha në dispozicion është pa limit dhe falë zotit çdo parti poltike nuk mund të ketë më gojë në fund të procesit të mos pranojë verdiktin e popullit. Verdikti i qytetarëve është brenda në kuti dhe ta respektojmë të gjithë. Ky ishte një proces tejet demokratik, në shtator sapo legjislatura e re të vijojë punë të punojmë së bashku për vijimin  reformës Zgjedhore të lën në mes. Të fillojmë punën për një komision të posaçëm të vijimit të Reformë Zgjedhore. Të bëhet implementimi i votës së qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Ne kemi kohë para që të garantojmë që në 2025 çdo qytetar shqiptar që jeton jashtë vendit të ketë mundësi të votojë.’- tha Balla.

Ora 12:15
Murrizi: Shqipëria si Palermo, krimi i shtrirë në gjithë vendin! Ftesa për Lulin një Teatër i pështirë (VIDEO)

Deputeti Myslim Murrizi e ka quajtur Teatër  ftesën e maxhorancës për opozitën, një ftesë që sipas tij synon të mashtrojë shqiptarët. Murrizi deklaroi se shqetësuese është krimi që ka goditur vendin në ditët e fundit.

“Ajo që unë vërej është shumë shqetësuese, në këtë periudhë para dhe pas zgjedhore në këtë vend. Krimi është shtrirë si kurrë ndonjëherë më parë. Vlora, Elbasani, Shkodra, Durrësi janë kthyer si Palermo e vitit 70 85. Zotërinj të mazhorancës i morët votat e shqiptarëve në stilin e 20 viteve të fundit. Unë, pa pasur roje në kutitë e votimit dhe të numërimit, pranuam rezultatin. Lërini dorën e shtrirë për Lulin, sepse ka shtrirë dorën krimi në çdo vend. Ju jeni bashkë me të.

E keni provuar këtë sa herë ka qenë ortak i ngushtë. Ndani para publike së bashku. Aq shumë duheni se ditën e kongresit tuaj e keni lënë ditën e ditëlindjes së Lulit. E ai, për t’iu bërë karshillik, një ditë pas jush bën kongresin. Kë keni ftuar? Kë ftoni? Ky është teatër i përshirë, sepse atyre që i shtrini dorën, s’keni lënë gjë pa i thënë kur ka qenë këtu.

Opozitën thotë ai, ky është teatër i përshirë… Na e kurseni këtë teatër. Keni bashkëpunuar kundër interesave të shqiptarëve. 108 kuti janë hapur në Durrës, i kanë dhënë militantëve, 38 vota më tepër PD, ju kanë dhënë ju më tepër 26 vota, i kanë dhënë LSI një më tepër. Pse nuk çoni në SPAK këto palaço. 108 janë numëruar dhe kanë dalë 60 vota të tjetërsuara.

Ai numërues duhet të shkojë pas hekurave. Kjo ju bëri që të kënaqeshit? Ju ka kërkuar SPAK-u mbrëmë, pse nuk i çoni? Nuk ka më turp, për 21 ditë nëntë vrasje, shtatë tentativa vrasje, asnjë autor i zbuluar. Prisni dorën e shtrirë të krimit dhe lejeni atë të Lulit sepse do e keni këtu. Ç’a i thash kur u rijua Komisoni i Metës, sa të futet kaqoli kryesor i tehspisë, a si do ju ikin kokrrat nëpër shalë. Meqë po më shohin sytë, kaqoli kryesor ka ardhur, do të vazhdojnë edhe tre, katër kaqola të tjerë dhe kokërr tehspie s’do ju bjerë spakë. Do ju zë haku i shqiptarëve. Do të shohim gallatë me gjyqe”, tha Murrizi

Ora 11:50
Drejtori i AMF raporton në Kuvend: Tregjet financiare po i kthehen normalitetit (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi sot, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2020. Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, si edhe masat e marra nga Autoriteti në funksion të garantimit të stabilitetit financiar përgjatë një viti të vështirë, nën efektet e pandemisë COVID-19 dhe pasojave të tërmeteve të fundvitit 2019.   

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se treguesit e 3-mujorit të parë të vitit 2021 sugjerojnë se tregjet nën mbikëqyrje po i kthehen normalitetit.

“Tregu i sigurimeve e mbylli 3-mujorin e parë të këtij viti me një rritje prej 12.5% të të ardhurave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe asetet neto të tregut të investimeve dhe tregut të pensioneve private shënuan rritje për 3-mujorin e parë, respektivisht me 2.4% dhe 5%,” – tha Mete.        

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se miratimi së fundmi nga Kuvendi i Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” është një zhvillim i rëndësishëm. Miratimi i këtij ligji përmbush gjithashtu një nga kërkesat e Komisionit Evropian në progres-raportet e viteve të fundit. Me hyrjen në fuqi më 1 korrik, ky ligj pritet të përmirësojë disa aspekte të funksionimit të tregut të sigurimeve, si edhe të sjellë lehtësime për qytetarët.

Drejtori Mete informoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për rolin e Autoritetit si institucioni drejtues i kapitullit 9 në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si edhe për drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit përgjatë vitit 2021 dhe në vazhdim.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se Autoriteti do të përqendrohet te ruajtja e qëndrueshmërisë dhe mbikëqyrja efektive e tregjeve, plotësimi i të gjithë kuadrit nënligjor për të bërë plotësisht të zbatueshme ligjet e reja, rritjen e kapiciteteve mbikëqyrëse, avancimin me proceset e digjitalizimit dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, si edhe ndërmarrjen e nismave për edukimin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit.   

Ora 11:10
Abuzimi seksuale më të mitur, Spiropali: Përdhunuesit mos të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, gjyqtarët të japin dënime maksimale për rastet në bashkëpunim (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet seksuale me të mitur, duke marrë shkas nga abuzimi i 5 meshkujve me 15 vjeçaren në Mirditë pak ditë më parë.

Spiropali tha se duhet të merren masa emergjente që nga sistemi arsimor për të pakësuar dhunën si dhe thekson se gjyqtarët për rastet e abuzimeve seksuale duhet të jepen dënime maksimale. Po ashtu më tej Spiropali ka propozuar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.

 ‘’Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për tu shitur.

Ruajtjen nga stereotipet gjinore, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin, xhelozinë. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima, megjithatë lajmi i mirë është se rastet e denoncimeve janë rritur, çka nënkupton ndërgjegjësim.Por hapësira e denoncimeve duhet shtuar. Duhet të jetë mundësin e sigurtë, përndryshe s’do të ketë denoncime. Do të vijojë spiralja.

Bërja publike e detajeve të rasteve është tjetër abuzim i rëndë, që viktimat dhe familjet e vuajnë. E vuajnë njerëzit normal.

Duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor, të pakësojmë dhunën. Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit.

Ligji mbi masat kundër dhunës në familje u përforcua e ndryshua në 2018. Lëshimin e urdhrave të mbrojtjes paraprake. Ligji për ndihmë juridike.

Gjykatësit duhet të japin dënime maksimale sidomos kur abuzimi seksual me të mitur ndodh në bashkëpunim, me dhunë ose shantazh, që i lë pasoja të miturve. Duhet ndërhyrje emergjente në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Si nënë e dy fëmijëve të mitur, si deputete, ministre do angazhohem për ndërhyrje dhe ndihmës ligjore për regjistrin e të dënuarve për këto vepra penale.’’- tha Spiropali.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/05/2021 01:09

    Dy fjale per Spiropalin e Ballen :1-gjykimi i shkurtuar nuk duhet te hiqet vetem per perdhunuesit,por dhe per vrasesit dhe kriminelet me dosje te gjata,2-Kujdes z.Balla se spastrimi i te korruptuarve mund te mbuloje dhe spastrimet militante.A mund te vazhdohet akoma me stilin enverist te armikut te klases ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?