Betohen Elvis Roshi e Sejdini
konstituohen këshillat Bashkiak 

Betohen Elvis Roshi e Sejdini<br />konstituohen këshillat Bashkiak 
KAVAJË - Kryetari i ri i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka bërë betimin ditën e sotme gjatë një aktiviteti për konstituimin e këshilli bashkiak të kësaj bashkie.
 
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi. Gjatë fjalës së tij perfekti tha se mbështetja i qeverisë për bashkinë e Kavajës është e pakursyesr. Kjo bashki sipas Vorpsit është shumë e rëndësishme sepse pjesë e saj tashmë janë edhe komunat bregdetare të Kavajës.  
 
Këshilli bashkiak i Kavajës ka 31 antarë, pasi një antare e këtij këshilli dha dorëheqen në mbledhjen e parë të këshillit.
keshilli bashkiak kavaje 
Elbasan, Betohet kryebashkiaku Qazim Sejdini, kryetar i këshillit bashkiak zgjidhet Altin Idrizi
Altin Idrizi është zgjedhur kryetar i këshillit bashkiak të Bashkisë së Elbasanit. Në votim morën pjesë 49 antarë, të cilët votuan me 36 pro dhe 13 kundër Idrizit.
 
Po ashtu në takimin e sotëm, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini bëri betimin para këshillit bashkiak.
 
I pranishëm në këtë prezantim ishte edhe Ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, i cili i hha edhe shiritin e kryetarit Qazim Sejdini. Në mometin e dhënies së shiritit Çuçi tha se Sejdinit meriton të marrë 13 shirita po të bashkohen të gjitha vitet dhe mandatet e tij në krye të Bashkisë së Elbasanit

Ballsh,shtyhet zgjedhja e kryetarit, mungonin antarët e këshillit
Në Bashkinë e Ballshit për shkak të mungesës së anëtarëve të këshillit bashkiak nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të ri të këshillit bashkiak. Nga 21 këshilltarë që duhet të merrnin pjesë në votime, vetëm 19 u paraqitën. Nga votimi i 19 këshilltarëve, 10 prej tyre votuan për të djathtët, ndërsa 9 të tjerët për të majtët.
 
Por sipas ligjit nuk mund të merej detyra e kryetarit me këtë numër votash merej.
 
Edhe pse fillimisht u vendos të bëheshin 5 minuta pushim e të kryhej përsëri votimi, përsëri ky process dështoi sepse të majtët nuk u paraqitën. Për këtë  këtë u vendos që mbledhja do të kryhej edhe një herë në ditët në vazhdim. Ndërkohë në këtë aktivitet, kryetari i ri i bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj ka marë zyrtarisht detyrën.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi