Betohet në Presidencë Holta Zaçaj si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese! Nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit

Anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është betuar sot në Presidencë nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

Me betimin në Presidecë sot të Holta Zaçajt, si anëtaren e nëntë të Gjykatës Kushtetuese, ky insititucion është tashmë i plotë. Procedurat vijojnë ende për zgjedhjen e kryetarit. Vetë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka mbajtur një mbledhje të posaçme dhe ka vendosur fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit.

Zgjedhja e kryetarit të Kushtetueses

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 26/01/2023 03:54

    I nenti antar jo gjyqtar ne gjykaten kushtetuese! Shaka juridike shqiptare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë