Presidenti i ri i Serbisë, ish radikali Tomisllav Nikoliq është betuar se do ta mbrojë tërësinë tokësore të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën. Ai rekomandoj sot se e dëshiron një Serbi të bashkuar në jetë më të mirë, të çliruar prej frikës nga e nesërmja dhe anëtare të barabartë të Bashkimit Evropian por e cila kurrë nuk do të heq dorë nga sovraniteti siç tha ai mbi Kosovën e Metohinë, emër ky kushtetues për Kosovën.

Ai u betua  kur edhe zyrtarisht mori postin e presidentit duke dhënë bëtimin në legjislaturën e re të përbërë nga 250 deputetë, e ku ishin të pranishëm edhe shumë përfaqësues të lartë shtetëror, ushtarak, policor, fetar e diplomatë të huaj. 

Presidenti i ri Nikoliç tërhoqi vërejtjen se Serbia është vend të cilin po e rrënon kriza dhe qytetarët e së cilës për shkak të privatizimit të paditur të kryer, korrupsionit dhe plaçkitjes së përgjithshme, e kanë humb besimin në institucione, prandaj ai shtoi se “dëshiron një Serbi tjetër”. 
Kuvendi i Serbisë është konstitutuar sot me verifikimin e mandateve të 250 deputetëve të legjislaturës së re. 
/rg/shqiptarja.com/