TIRANË - Krerët e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, të mbështetur nga studentë e qytetarë kanë protestuar sot në orën 11:00 kundër ndërtimeve me dhe pa leje në territorin universitar përreth këtij Fakulteti, që e kanë vështirësuar zhvillimin normal të procesit mësimor.
Kjo ishte dita e 12-të e protestës së tyre, protestë e mbështetur në mënyrë unanime nga Rektori Dhori Kule dhe Senati Akademik i Universitetit të Tiranës. Kule tha në fjalën e tij se "shteti garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe territorin e tyre e ne nuk kërkojmë dhe nuk kemi kërkuar gjë tjetër përveç kësaj."
Ata i bënë thirrje për të 12-n herë, Bashkisë së Tiranës dhe instancave të tjera përgjegjëse për të marrë masat sa më shpejt për normalizimin e situatës.
Deri më sot, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë një përgjigje të plotë zyrtare për çështjet e bëra prezente nga Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe drejtuesit e FEUT, ndaj pritet të firmoset dhe një peticion drejtuar Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës ku kërkohet zgjidhje e menjëherëshme e situatës problematike të krijuar nga uzurpimi i ndërtimeve përreth fakultetit.
Po ashtu, protetsuesit i dërguan një letër Kryeministrit dhe Kuvendit, me informacion për situatën dhe ku kërkuan të merren masa për të zgjidhur kërkesat e drejta të pedagogëve dhe studentëve të FEUT, me shqetësimin e madh për të ardhmen dhe zhvillimin e arsimit publik të lartë në Shqipëri.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

(Pamjet e protestës së zhvilluar sot tek Fakulteti Ekonomik dhe Rektori Dhori Kule duke folur)
/Shqiptarja.com

Leksione me këngë tallava