Betonizimi shkak për tërmete, flet eksperti i Bankës Botërore: Në 5 vitet e ardhshme rrezik i shtuar tërmetesh e përmbytjesh! Ndërhyrjet në lumenj para sezonit të shirave

Eksperti i Bankës Botërore, Enriko Ceko, foli për “Report Tv” dhe paralajmëroi rrezikun e shtimit të tërmeteve në territorin e Shqipërisë. Në një intervistë për misionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, kalimi i pjesës më të madhe të popullsisë në ultësirën perëndimore, e shoqëruar me betonizimin e kësaj pjesë të territorit ka sjellë prishje të balancës së territorit.

“75% e popullsisë është spostuar në ultësirën perëndimore nga Shkodra në Sarandë. Përveç se kemi spostuar popullsinë, ne në këtë territor kemi spostuar me mijëra ton materiale ndërtimi, nga malet e nga e lumenjtë, i kemi dërguar në ultësirën perëndimore. Kjo përbën një rrezik shumë të madh, jo vetëm për përmbytjet, pasi ti praktikisht ke penguar qarkullimin e ujit, por ke krijuar situatë të rrezikshëm edhe për tërmetet, pasi ke zhbalancuar peshën në territorin e Shqipërisë dhe ti çosh në perëndim të vendit, të bëshë kulla me 10 kate, ke prishur balancën e peshës së territorit”, tha Ceko.

Sipas Cekos, përmbytjet në Shqipëri janë të moçme, por nuk janë marrë masat e duhura për t’u parandaluar.

“Ka patur përmbytje edhe më përpara, 48, 49, 53,57, 59, 62, 80, 82 dhe pastaj ka patur një periudhë pa përmbytje të shumta, ishte koha ku bënë investime nga BB, 2001-2009 dhe menjëherë me ndërprerjen e projektit rinisën përmbytjet. 2010-2012, 2013, 2017, 2018 e me radhë.  Që nga viti 2009, jo vetëm që ska investime të reja, në fushën e veprave ujore, por s’ka as rehabilitim të veprave të kaluara. Pjesa më e madhe e rezervuarave të Shqipërisë, 630 ku ka edhe diga, janë ndërtuar në vitet 60-80. Asnjë pas viteve 90’. Shteti duhet të ketë një katalog për veprat ujore e kulluese, ku duhet të shënojmë kur është bërë rehabilitimi, sa vjet mund të qëndrojë ky rehabilitim. Më pas eksperti ndjek ecurinë, kryhet investimi sipas nevojës. Nuk ka shtim të rritjes së nivelit të shiu, o kemi të përqendruara, por jo në sasi më të madhe. Ne duhet të marrim masa para periudhës së reshjeve”, tha Ceko.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/01/2023 01:29

    E mo Erion Veliaj dhe te tjere si ju,e degjoni se c'thote eksperti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë