Beyonce gënjen për moshën, motra
e saj është në fakt...vajza e saj?!

Beyonce gënjen për moshën, motra<br />e saj është në fakt...vajza e saj?!
Sa vjeç është Beyonce?! Kjo është pyetja e çuditshme që ka nisur të qarkullojë së fundmi. Nëse do të kërkonit në wikipedia, mbretëresha e muzikës pop do t’ju rezultonte 34 vjeç, por për rreth një dekadë, disa teori konspirative kanë lindur rreth moshës së vërtetë të këngëtares.

Një pjesë e konsiderueshme e njerëve besojnë se ylli i “Drunk in Love” është disa vite më e madhe. Pak kohë më parë u publikua një lajm që thoshte se data e lindjes së saj është 1974, gjë që do ta bënte artisten 41 vjeç.

Sidoqoftë ishte babai i Beyonce, Mathew Knowles, ai që ‘vuri pikat mbi i’ në një intervistë në radio për "The Breakfast Club". Ai e konsideroi vajzën e tij  moshatare me Pink dhe Usher që janë 2-3 vjet më të mëdhenj se ylli i pop-it. Megjithëse një diferencë e tillë është shumë e vogël, babai i këngëtares mund ta ketë bërë një lëvizje të tillë për të larguar vëmendjen nga e vërteta.

Matthew ka qenë menaxher i ish-anëtares së Destiny’s Child, dhe që kur kjo e fundit e pushoi nga puna, marrëdhëniet mes tyre janë ftohur.

Teoritë konspirative lidhur me moshën e Beyonce kanë shkuar aq larg sa disa zëra thonë se Solange, që të gjithë e njohim se motra e saj, është në fakt...vajza e saj! Sipas atyre që e mbështesin këtë teori, Beyonce ka gënjyer për moshën e saj, me qëllim fshehjen e faktit që ka ngelur shtatzënë në moshën 14-vjeçare.

Sidoqoftë, mosha është thjesht një numër. Një mbretëreshë mbetet një mbretëreshë në çdo moshë!
beyonce
(Foto humoristike, Beyonce shumë vite më pas)

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes