Këngëtarja Beyonce ka vazhduar turin e saj botëror në Irlandë.

Ajo ka performuar në Dublin duke dhuruar një shfaqje energjike siç vetëm Beyonce di të bëjë.

Këngëtarja ka treguar pëlqimin për kryeqytetin e Irlandës duke pozuar edhe para flamurit Irlandez.

E veshur me një nga kostumet e saj të skenës, të cilat ekspozojnë format bombastike Beyonce shfaqet me një mikrofon në dorë.

beyonce

Ajo ka ndarë edhe disa foto të tjera gjatë performancës me adhururesit në rrjetet sociale.

Ashtu si gjithmonë mamaja seksi është shfaqur tejet e kuruar dhe në formë të shkëlqyer fizike.

Gjatë turit të saj muzikor Beyonce ka qenë e shoqëruar nga partneri Jay-Z dhe vogëlushja Blue Ivy Carter.

Ata janë fotografuar duke bërë shëtitje së bashku në Dublin gjatë ditës së hënë.

(b.t/shqiptarja.com)