Beyonce, e cila ka dhënë një intervistë shumë emocionuese për Oprah Winfrey ku ka folur për vajzën e saj Blue Ivy Carter, është shprehur se dëshiron të ketë fëmijë të tjerë.
Beyonce është treguar shumë e sinqertë duke treguar për ndjesinë e të qenit nënë dhe gati sa nuk ka shpërthyer në të qarë të shtunën në mbrëmje në studion e Oprah-s.
“Ajo është gjëja më e rëndësishme që kam. Jam krenare për këtë gjë dhe është pikërisht ajo i jep kuptim çdo gjëje tjetër.Nuk mund ta imagjinoj jetën pa vajzën time”-ka thënë Beyoce.
Në lidhje me dokumentarin “Life Is But A Dream”, të ndërtuar mbi jetën e saj këngëtarja bukuroshe e popit është shprehur se e shikonte si të paplotësuar deri në momentin që Blue Ivy erdhi në jetë.
Gjithashtu Beyonce në atë projekt ka folur dhe për përjetimet e abortit para se të lindte Blue Ivy Carter.
Këngëtarja më tej ka shprehur se do ta ndajë këtë eksperiencë më të tjerët pasi dhimbjet janë ato që e bejnë më të fortë njeriun.
(b.t/shqiptarja.com)