Diva e muzikës së huaj Beyonce ka realizuar disa foto për turin e saj “Ms Carter World Tour”.

Ky është turi i katërt muzikor i këngëtares bukuroshe, i cili pritet të nisë më 15 prill.

beyonce

Në posterin që do të promovojë këtë tur Këngëtarja seksi shfaqet bjonde në disa foto ku pozicionohet në mënyra të ndryshme duke imituar dhe mimika të ndryshme fytyre.

31 vjeçarja bukuroshe është e martuar me reperin e njohur Jay-Z dhe kanë një fëmijë së bashku, vogëlushen Blur Ivy-Carter.

beyonce

Beyonce ka zgjedhur pikërisht këtë emër për aktivitetin e saj muzikor në shenjë respekti ndaj bashkëshortit të saj Shawn Carter (Jay-Z).

Edhe pse një mami, Beyonce me fotot e realizuara, ku shfaqet e veshur me një palë pantallona të shkurtra, një bluzë të bardhë dhe një palë këpucë me takë, ka treguar se është në formë të shkëlqyer fizike.

beyonce

Ky tur do të përfshijë 64 shfaqje të cilat do të mbahen në Evropë, Amerikën e Veriut e atë të Jugut.

(b.t/shqiptarja.com)