Këngëtarja me famë botërore Beyonce ishte dhe surpriza e mbrëmjes gjatë ndarjes së çmimeve “BRIT Awards 2014”.

Diva e popit u ngjit në skenën e O2 Arena të Londrës e veshur me një fustan të ngjitur pas trupit, i cili vezullonte i tëri dhe nxirrte në pah linjat e saj joshëse.

Beyonce intepretoi këngën e saj të re XO për herë të parë, duke mahnitur publikun.

Pas mbrëmjes gala ajo u fotografua duke hipur në avionin privat për tu kthyer në shtëpi.

beyonce

(b.tusha/shqiptarja.com)