Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë dhe e njohur si një femër e pavarur, ndërkohë që kur bëhet fjalë për muzikë ajo do t’i bëjë gjërat ashtu si dëshiron.

Bëhet fjalë për Beyonce,  e cila i ka befasuar të gjithë fansat e saj duke realizuar surprizë albumin e saj të pestë, ekskluzivisht në  iTunes këtë mëngjes.

Beyonce ka hedhur poshtë të gjithë spekulimet e bëra më parë mbi albumin duke e realizuar atë pa promovim dhe pa paralajmërim.

Albumi vjen me 17 video të realizuara plot fantazi nga këngëtarja dhe bashkëpunëtorët e saj.

beyonce

Në një deklaratë në lidhje me projektin e saj të ri Beyonce ka shprehur se ajo ka dashur të krijojë atë që quhet një “album i dukshëm”.

“Une e shoh muzikën, është më shumë se sa ta dëgjosh”, ka thënë Beyonce.

Në këtë album këngëtarja bashkëpunon me partnerin Jay-Z, Kelly Rowland, Justin Timberlake, Frank Ocean, Drake dhe madje shihet edhe vogëlushja Blue Ivy Carter.

Në secilën prej videove ajo shfaqet ndryshe dhe mjaft e kuruar.
 
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)