Sipas “D’Marie Analytics”, shoqëri që bën statistika në mediat sociale , Beyonce është personi më me influencë në Instagram dhe çdo postim i saj vlen më shumë se një milion dollarë.
“Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive dhe shumë të kuruara e bën të çmendet publikun e saj”, shprehet Frank Spadafora drejtor i D’Marie
Popullariteti i Beyonce, u vu në dukje në fillim të vitit, kur përmes Instagramit lajmëroi se ishte shtatzënë me dy binjakë. Ky Postimi arriti 6 milionë e 335 mijë ‘like’ në tetë orët e para , duke thyer rekordin e mëparshëm të postimit më popullor të sitit dhe duke e bërë postimin më të klikuar ndonjëherë në Instagram.
Beyonce ndodhet në vendin e 22 të personave me më shumë ndjekës dhe ka plot 98 milion te tillë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com